Basha u kërkon ndjesë policëve  pas kapjes së grabitësve të bankave

14 Shkurt 2017, 20:51Antena TEMA

Pas shumë kritikave në adresë të Bashës, për fyerjet që i bëri policisë, pas grabitjes në Rinas, ky i fundit më në fund bëri një ndjesë publike për policinë.

“Të nderuar punonjës të policisë!

Më lejoni t’iu kërkoj ndjesë dhe në emër të Partisë Demokratike, për akuzat që kemi bërë në adresën tuaj, pas ngjarjeve të fundit me bankat.

Por bashkë me ndjesën më lejoni të shpjegoj arsyet përse ishim kaq të sigurtë.

Kjo  ka të bëjë me stafin tim të paaftë të ish policëve të liruar dhe ish drejtuesve të komandove.

Ata më kishin siguruar se komandot që ishin përfshirë në këto aksione, kanë qenë të aftë dhe të pakapshëm. Ata kanë qenë pjesë e misioneve tona paqeruajtëse dhe ish shefi i Shtabit ushtrisë më garantoi që ata as talebanët nuk I kanë kapur dot.

Duke më dhënë siguri për aftësitë e tyre dhe duke më garantuar se dhe do na ndihmonin pak në fushatën elektorale jo vetëm me rritjen e ngjarjeve kriminale por dhe me ndonjë lek, u besova atyre verbërisht dhe ndodhi kjo që ndodhi.

Nga ana tjetër,  unë rashë prè e kësaj situate nga ideja se këta policët e rinj nga Tepelena nuk i njohin mirë rrugët e Kamzës dhe do humbisnin gjurmët. Por vjehrri im më kthjelloi dhe më tha se një tepelanasi i duhet një javë kohë për të mësuar rrugët e hajdutëve dhe nuk ua hedh dot më. Në fakt e kisha vrejtur këtë tipar të tyre tek Kunati im, kur ishim në Hollandë që i gjente i pari gjithë këto lagjet e pisllëqeve, por nuk e kisha besuar. Tani më duhet të kërkoj ndjesë dhe për këtë gjë.

Duke qenë se përpara kemi mitingun e 18 Shkurtit dhe se marrëdhëniet me policinë janë me rëndësi të veçantë, dua që të shmangni kontrollet për ata dy grabitësit e pakapur ende, që mund të fshihen mes turmës së demonstruesve, pasi kjo mund të na dëmtojë. Edhe nëse keni për t’i kapur, kapini pas datës 18.

Duke përsëritur ndjesën time për ju, shpresoj në një bashkëpunim të ri, pa paragjykime.

I juaji Luli.

 

1 komente në “Basha u kërkon ndjesë policëve  pas kapjes së grabitësve të bankave”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje