Pas zgjedhjes së Ilva Tares, si drejtuese e Bordit të Fondacionit “Soros” në Tiranë, kunati i Lulit i ka nisur një letër presidentit Trump, ku sqaron pozicionin e PD ndaj kësaj lëvizje të re të armikut të tij.
“I nderuar President!
Edhe pse në ditët e tij të fundit, lugati Soros po përpiqet të mbijetojë dhe të godasë.
Pak javë më parë u pubikua një raport, ku njerëzit e Sorosit kritikonin bordin e Tiranës se ishte shumë i lidhur me PS dhe kjo e kishte dëmtuar punën e Sorosit në Shqipëri.
Ne u treguam naivë dhe e përshëndetëm.
Por tani po e kuptojmë që ajo ka qenë me qitje të largët.
Dje soroistët në Tiranë, kanë bërë një mbledhje të fshehtë dhe kanë emëruar në krye të bordit, nusen e një prej ish- kryetarëve të PD, të cilin Sorosi e nxiti kundër Sali Berishës në vitin 1995, dhe për pesëmbëdhjetë vjet rresht e mbajti në kampe spiunazhi në SHBA, duke tradhtuar republikanët dhe duke u lidhur me demokratët.
Me këtë lëvizje, soroistët duan të thonë se e kanë korrigjuar gabimin e tyre dhe janë lidhur me PD.
Kjo në fakt bëhet për të dëmtuar marrëdhëniet tona me ju.
Duke e ditur se Luli dhe Doktori kanë shpresat tek ardhja juaj, Sorosi ka zgjedhur gruan e një drejtuesi të PD për të na kompromentuar ne, dhe për të na mbyllur gojën kundër tij në Tiranë.
Të sigurojmë i nderuar President, se ne jemi të palëkundur pro teje në këtë betejë.
Ne jemi gati të durojmë pa bukë, pa ujë, pa drita, pa punë, pa shpresë, por kurrë nuk do të pranojmë të shitemi tek armiku juaj.
Partia Demokratike distancohet fort nga kjo lëvizje e Sorosit, dhe do t’ia kërkojë këtë dhe drejtuesit të PD, gruaja e të cilit është zgjedhur kryetare e bordit.
Ai duhet të zgjedhë, o me Sorosin, o me Trumpin, pasi PD nuk ka dilema mes Sorosit e Trumpit.
Jemi në pritje të udhëzimeve tuaja, se si duhet të veprojmë në të ardhmen për ta nxjerrë jashtë loje këtë lëvizje të Sorosit, dhe për të forcuar vijën e frontit kundër tij.
Të shtunën ne kemi një miting të madh proteste në Tiranë, dhe pas mitingut, protestuesit do të djegin selinë e Sorosit në Tiranë, dhe gjithë investimet e tij në infrastrukturën e kopshteve dhe shkollave në Tiranë, që janë kthyer në vatra propogande kundër jush.
Po ashtu, do shpallim “non grata” në PD, çdo njeri që ka pas lidhje me Sorosin.
Një vend të veçantë në ceremoni do ketë dekorimi i heroit tonë antisoros Altin Galixhani, të cilit soroistët e kanë përdhunuar duke i futur shkop gome në të pasme, dhe nga kjo i ka ngel nofka “galixhani”.
Por vizioni i tij është bërë realitet për gjithë opozitën, çka tregon se do bythë të forta të jesh antisoros.
Pranoni i nderuar President lutjen tonë, për të mos na keqkuptuar me këto lëvizjet e fundit, se janë të gjitha intriga të Sorosit për të na armiqësuar me ju”.