Doktori
Ne nuk hyjmë në zgjedhje pa qeveri teknike, për një arsye shumë madhore.
PD i ka fituar vetëm një herë të vetme zgjedhjet në historinë e këtij vendi, si zgjedhje të lira e të ndershme, në mars të vitit 1992, dhe atëhere shkuam në zgjedhje me qeveri teknike.
Çdo variant tjetër është kundër nesh dhe nuk hyjmë në zgjedhje fare.
Unë jam i vendosur të bëj çfarë të doni, dhe nuk e kam hallin se çdo bëjmë para zgjedhjve, por çfarë do bëjmë pas tyre.
Ajo është enigmë e madhe.
Dhe që të mos e vuajmë këtë hall, është më mirë të mos ketë zgjedhje.
Ilir Meta
Unë mendoj se protestat e opozitës, nuk janë akoma në lartësinë e duhur.
Duhet të thellohen, të bëjnë autokritikë, të reflektojnë dhe pastaj flasim.
Edi Rama
Qeveria bëri sa mundi për protestën.
Unë e transmetova “live” nga Faceboku im ku kishte 2600 ndjekës live, ndërsa tek Facebooku i PD kishte vetëm 1200.
Pra, një raport gati 60 me 40, sa është dhe rezultati i zgjedhjeve.
Dhe mos më thoni pastaj, që nuk ju ndihmova për protestën.
Saimir Tahiri
S’ka problem për çadrën, mund ta mbani sa të doni, por kujdes se mos shtohet numri i divorceve pas përfundimit të protestës dhe më rritet krimi në familje.
Për të tjerat jam unë garant.
Deputeti Ruli
Unë mendoj se skema e qeverisë teknike është e vështirë, pasi një herë që e bëmë më 1992, e burgosëm kryeministrin e qeverisë teknike pas zgjedhjeve.
Për këtë arsye është më mirë të burgoset kandidati për kryeministër që humbet zgjedhjet, se një kryeministër që e marrim nga rruga.
Blogerja Karmina
Prej dy ditësh nuk lëviz dot, pasi ndërsa po zbrisja nga avioni me Zenin, kur po ktheheshim nga pushimet e Shën Valentinit, më hyri taka e këpucës tek shkallët e avionit dhe kam një tërheqje muskulare në kavilje.
Kjo më detyron të rri shtrirë dhe të mos përballoj dot ngarkesën fizike të protestës.
Fansat në thonë që ishallah ke hequr këmbën zvarrë dhe vijmë në pushtet, por unë shpresoj të bëhem mirë javën tjetër, se do udhëtojmë në Vjenë, për uikend.
Nga ana tjetër, hedh poshtë aludimet e ish-it të Zenit nga Suedia, se protesta ka për qëllim të rikthejë politikanë që kanë vjedhur në pushtet.
Zeni më ka thënë se ai nuk do që të jetë në pushtet, mjafton të jetë Luli.