Ditari i Megi Pjeshkës në çadër: Sot promovuam himin e çadrës

25 Shkurt 2017, 19:01Antena TEMA

Dita e sotme në çadër ishte pak e zymtë.

Në fakt filloi qysh dje në mbrëmje. Kur Luli u kthye, ishte penduar për deklaratat e paradites.

Donte të kërkonte ndjesë, por unë e ndalova.

-Nuk ke si kërkon ndjesë, i thashë. Ne tani kemi krijuar organizatën që do zbatojë planin e aksionit për veprime guerrile.

-Jo jo, e tepërova, tha. Duhet të kërkoj në një farë mënyrë ndjesë, se janë mërzitur njerëzit.

Nuk e lejuam.

Por sot na doli nga hundët.

E filloi ditën duke kërkuar ndjesë.

Sapo na njoftuan që kanë mbërritur naftëtarët e Zharrëzës, u nisëm për atje. Luli para, ne pas tij.

U afruam tek Ministria. Grupi jonë u shpërnda për të shpuar ndonjë gomë makine, kurse Luli u nis drejt naftëtarëve.

Ne po prisnim që ata të shpërthenin në duartrokitje, kur dëgjuam thirrjet “Uli gishtat”, “S’ke punë këtu” “Shko në çadrën tënde”…

U bëra shenjë grupit të mos vepronin.

Po ndiqnim situatën. Luli mori megafonin dhe filloi të flasë.

-Të nderuar zotërinj naftëtarë. U kërkoj ndjesë ne emër të PD dhe pushtetit të saj, për vuajtjet që u kemi shkaktuar. Kam ardhur këtu t’u kërkoj ndjesë dhe jo të përdor protestën tuaj.

-Shko mor në çadër se s’ta kemi ngenë, i tha një nga protestuesit që rrinte ulur në karrocë.

-T’ia shpojmë rrotën e karrocës, më tha një nga qunat e Laqit.

-Jo jo, i thashë, se nuk ka kamardare ajo, nuk shpohet.

Luli u bë keq. I mërzitur siç ishte, na bëri shenjë të ktheheshim në çadër.

Ju afrova dhe i thashë “ngrije kokën. Mos u mërzit. Ajo që ndodhi ndodhi. Ne do vazhdjmë betejën”.

-Ke të drejtë, më tha.

– Kemi bërë himnin e çadrës, i thashë. Ke qejf ta dëgjosh?

-Patjetër tha, ma lexo.

Himni i çadrës:

O ç’janë kto dallgë, qe po i bjen era

po vjen Lul Basha, o me skiftera.

o Edi Rama dil tek dera

Tek derë e Kryeministrisë

Të njohësh bijtë e Lirisë

O Ed Ram, o pjesë e krimit

si njeh djemat e Kurbinit

Të pastër, si uji burimit

Refreni

O shqipo hallall e paçi.

Ju erdhi fati nga Laçi

Se nuk jena quna koti

nga ne mbahet krejt Miloti

ne nuk rrisim dhi e dele

bëjmë resorte dhe motele

se jena çuna të dalë

tanë Europën kemi parë

me dollape e me sirtare

ne nuk jemi komunista

jemi skifterë dhe mallista

po për lirinë s’durojme

për Lirine e Shqipërisë

Kush s’ka qenë njëherë në burg

nuk ja di vleren Lirisë

O shqipo hallall e paçi.

Ju erdhi fati nga Laçi

3 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës në çadër: Sot promovuam himin e çadrës”

  1. ganiu says:

    Ua paska bere ai Doc i Docerve Agim leshi se ai ben nga keto bejtet patriotike. Kur duan te bejne dhe djemte e Kurbinit si cuna persembari pse shapet dheu me mire.I shiten me nene e motra u qine dhe ne bythe pe rpara.Njerez pa din e iman .Me keta do behet shqiperia.Me keta mos u befte kurre

  2. Zgalem says:

    Ditari , qe po zhvillon , I dashur Mero , eshte pjesa me e bukur e Antenes . . Ky humor . Kjo proze e rrjedhshme si uje kurbini ( burimi ) , nuk e gjen ne te tera krijimet aktuale humoristike , te marra se bashku . T’u lumte dora dhe mendja ! Edhe “Fiksi ” , qe mbahet , per record humori dhe investigimi , eshte disi me inferior , per indin humoristik , qe trajton .Nuk e di kur do te jete ajo kohe , qe kritika twe vleresoi sipas merites , kete rubrike te Meros . Zgalem

  3. shqip says:

    Çadra (Estrada) ne ekran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje