Sot na thanë do jemi me naftëtarët e Zharrzës.
-E mire, thashë, se nuk kisha pa naftëtarë nga afër.
Mua më thane prapë “mos pyet, se bën gabime”.
-Po pse, prapë ai Shkullazi do vijë, u thashë?
-Jo jo, më thanë, por do vijnë këta të rafinerisë së Taçit, por Doktori i ka pas thënë Taqi, Taqi, që të mos kuptohej se e kishte mik gruaja e tij, prandaj mos pyet, se ngatërrohesh.
-Dakord, u thashë, nuk pyes. Paska pas dhe ajo dashnorë thashë, pa nami të bëhet.
Erdhën këta naftëtarët. Erdhi dhe Luli. Asnjë nga ata nuk vinte era naftë.
U ngrit i pari dhe tha: “U bëj thirrje naftëtarëve të Zharrzës të mbyllin grevën e urisë dhe të vijnë tek çadra jonë”.
Mu duk propozim i mençur. Këtu ka plot për të ngrënë e për të pirë.
Pastaj u ngrit një nëne.
-Jam nga Patosi, tha nëna. Qyteti i naftëtarëve.
Duartrokitëm të gjithë ne.
-Amani e amani, se më ngeli djali brenda në burg, ka pesë vjet, tha. Qysh t’ia bëj kësaj pune, se ju thoni që qy Edi Rama i liron, po mua s’po ma liron.
Shkoi me vrap ai djali, i mori mikrofonin.
-Po dale e, qysh ma merr mua ti. Po djali im vdiste për Sali Berishën, ti s’më lë të ankonem.
Ja hoqën dhe nënes mikrofonin.
Pas kësaj nëna mu afrua mua.
-Po ti moj qyqe, më tha, pse ke ardh, apo të kanë fut burrin brenda?
-Jo jo, i thashë unë, akoma nuk jam martuar, dhe pashë nga ai laçiani që më ka premtuar të më çojë në Bruksel.
-Por kur s’paske burrë, çdo që futesh në grevë të keqen, tha nëna.
Pas saj e mori fjalën një që u prezantua si naftëtar.
-Të dashur qytetarë, tha ai. Ju mund ta bëni vetë dallimin kush jemi ne, e kush janë ata. Na shikoni ne. A keni parë ndonjë nga ne të hajë ndonjëherë drekë në ndonjë restorant? Kurrë. Kemi një jetë që hamë fasule dhe patate në shtëpi.
Ed Halimi, që ishte në krah, uli kokën dhe po lidhte këpucët.
-Keni parë ndonjë nga ne, të udhëtojë jashtë shtetit siç bëjnë këta që i kanë familjet dhe shtëpitë nëpër Europë, tha nafëtari, duke parë nga Luli?
Luli uli kokën duke e tundur atë në mënyrë mohuese.
-Ka të drejtë, tha mbyturazi.
-Keni parë ndonjë nga ne të vishet me rroba firmato, të mbajë çanta të shtrenjta dhe makina luksoze, tha, duke parë nga Grida?
-Ka shumë të drejtë, tha Grida, dhe fshehu çantën “Channel” që e mbante në prehër dhe hodhi një sy a dukej fuoristrada e saj që aty.
-A keni parë ndonjë nga ne të rrijë me të dënuar për hajdutë ordiner, siç rrijnë ata, pyeti protestuesi, dhe pa nga ish- ministri Ksera që na kishte nderuar në çadër?
Spirua u skuq dhe tundi kokën.
-A keni pare ndonjë nga ne, të çojë fëmijët jashtë shtetit me pushime me dashnore nëpër Meksikëra e Milanora, apo të ketë vila në Lalëz, vazhdoi protesuesi dhe pa nga Doktori?
Doktori uli kokën.
-Ja pra të dashur qytetarë, kush jemi ne, dhe kush janë ata, tha protestuesi. Bëjeni vetë dallimin.
Pasi u ul protestuesi, u vendos një heshtje në çadër.
-Ky më duket si puqist, më tha ky shoku im nga Laçi.
Nuk e mora vesh pse i ishte dukur ashtu, po ngaqë nuk më lejohet të pyes, nuk e zgjata.
Mero! je pena e djallit. ua ben shume mire ketyre gjarperinjve. Shkurt sot me kete e me editorialin ke qene shume ne forme. Bravo!
Kta jane si Shuajzhani. Shuajzhani sipas legjendes Kineze eshte nje gjarper qe ne rast se e godisje ne koke ai mbrohej e te bente gjemen me bisht dhe ne rast se e godisje ne bisht ai te bente hatane me koke, ne rast se e godisje ne bark, mbrohej me koke e me bisht… pra duhet ne nje kohe te goditen ne koke e ne bisht, po pra dhe ne bisht aty ku jane ulur mbi gjakun e atyre qe vrane me 21 janar 2011…
Hahaba, me lot . Si puqist.