Ditari i Megi Pjeshkës: Ja pse e rrahëm Kreshnikun në çadër!

26 Shkurt 2017, 19:10Antena TEMA

Po shikoj gjithandej lajme se si e rrahën Kreshnikun në çadër. Kreshniku thotë që agresori ishte mik i Edi Ramës, ata të tjerët thonë mik i Taulant Ballës. Unë po u them të vërtetën për këtë.

Kreshniku ishte duke luajtur shah me Ben Ristanin. Beni ishte rënduar pak nga pija dhe nuk e kishte mendjen. Ata kishin vënë bast që nëse fitonte Beni, Kryeministër pas protestës do ishte Luli, nëse fitonte Kreshniku, atëhere ai do bëhej lider i protestës dhe kandidat për Kryeministër. Beni nuk ishte shumë i përqëndruar në lojë dhe Kreshniku i bëri një hile, duke e nxjerr Shah-Mat.

Ai djali që e qëlloi Kreshnikun, ishte nga pas tij dhe po ndiqte lojën.

-Shah –Mat tha Kreshniku, shkoi për lesh Kryeministri jot.

Aty ai nuk duroi dot.

-Po pse more shkërdhatë, me hile do ta marrësh Kryeministrin ti, – i tha, dhe e qëlloi pas veshit. Kreshniku ktheu kokën dhe ai i ra dhe dy herë në fytyrë.

Pas kësaj ndërhynë ata të Aleancës “Kuq e Zi” e qëlluan dhe atë. Erdhi policia dhe e mori.

Pas këtij incidenti Luli na mblodhi të gjithëve për të na tërhequr vërejtje dhe për mënyrën se si do ta praqisnim sherrin me Kreshnikun.

I pari foli Strazua.

-Unë them që t’ia hedhim fajin Taluant Ballës,- tha, se ai ngjan me shoferin e Taulantit.

-Jo nuk e themi dot këtë, se ka foto në facebook me Doktorin tha Vokshi. Duhet të gjejmë diçka tjetër.

-E rëndësishme është që rrahja është bërë për zgjedhje të lira dhe të drejta,- tha Aldo. Sipas dëshmive që kemi, Kreshniku ka qenë duke i bërë hile Ristanit në lojë, që të bëhej Kryeministër. Qytetari e ka diktuar dhe ka reaguar. Siç ka thënë dhe kryetari jonë, kudo që shikoni një padrejtësi bjerini me grusht. Unë nuk mendoj se është çështje për tu alarmuar. Mua më duket se po funksionon gjëja.

-Edhe unë them ta shikojmë pozitivisht,- tha Ristani. Ne kemi thënë që kjo është protestë e qytetarëve dhe jo e PD. Biles, kam dëgjuar, që kolegu Patozi u ka bërë thirrje dhe LSI e PS të vijnë në çadër. Ata mund ti jenë përgjigjur thirrjes dhe kanë inate të vjetra me Kreshnikun. Kështu që duhet ta shikojmë pozitivisht si rrahje. Sa për lojën e shahut, nuk e pranoj akuzën që nuk e kisha mendjen, por kërkoj falje që vura bast me postin e Kryeministrit. Kur s’ke bythë ta mbrosh bastin, është mirë mos të hapesh bythësh.

-Me të gjitha këto jam dakord,- tha Ruli. Por meqë jam i vjetër në këto punë, pyesni një herë Doktorin, e ka ngushëlluar Kreshnikun apo jo. Se po nuk e ka ngushëlluar, mos u nxitoni kot, ta shani atë djalin. Se na del dhe analiza kot.

-Ke të drejtë, -tha Luli. Në fakt duhet ta pyesnim para mbledhjes.

 

1 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Ja pse e rrahëm Kreshnikun në çadër!”

  1. Zike says:

    Spiuni I vogel qe skuqej si domate kur e kapnin me presh ne duar. Luli=Domatja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje