Ditari i Megi Pjeshkës: Mogherini është dashnore e Edi Ramës

4 Mars 2017, 19:40Antena TEMA

Sot në mëngjes në çadër kishte pak konfuzion.

Ajo italiania që është e para e Bashkimit Europian ishte më e egër se Edi Rama dje kundër çadrës.

Sot pritëm me ankth Lulin, çfarë do na thoshte për të.

I pari erdhi Paloka.

E pyetëm për Mogherinin.

-Është dathnore e Edi Ramës, tha ai. Ka Doktori dhe një video, po do ta transmetojmë në momentin e duhur.

Kjo na qetësoi të gjithëve.

Kjo e shpejgonte pse ajo ishte kundër çadrës sonë.

-Po këtë Genc Pollon kot e mbajmë, i thashë unë? Ky di dhe gjuhë të huaja. Ky merret akoma me Doris Pack që është plakë dhe në pension, kur në BE ka më të reja dhe në detyra të rëndësishme.

-Kemi ndërtuar strategji tjetër, tha Paloka. Nuk na kishte shkuar mendja që Europa do drejtohej nga gra dhe kemi vënë femra të zënë dashnorë burra. Por ata s’kanë akoma pozita të forta. Vumë njërën përshembull të kapte atë gjermanin, që e ka emrin si qershia, se na thanë që do bëhej i madh në partinë e Merkelit. Por ende pa mbaruar punë ajo, na bëri mut zëdhënësi i Merkelit.

I thashë, po ti moj gocë të kishe kap zëdhënësin dashnor, ça ke kap një njeri kot, si me kap Aldo Bumçin.

Dhe me Brukselin jemi keq. E kanë marrë këto gratë në dorë dhe këto vdesin për Edi Ramën, se është i gjatë.

Mogherini vdes për Edi Ramën, Merkeli vdes për Edi Ramën, s’kemi kujt t’i ankohemi tani. Edhe pse ne u kemi shkruar plot letra, u themi që është homoseksual, ato nuk na besojnë.

Sqarimi i Palokës na bindi dhe në hallin real që ka PD.

Pastaj erdhi Luli. Edhe ai dukej i mërzitur nga Mogherini. Mori mikrofonin dhe ju turr asaj. Tha që ajo ka thënë broçkulla.

Pastaj na pyeti ne si quhet në anglisht broçkulla…..

-Bullshit, ja kthyem ne.

-Ja pra, kjo është përgjigjia e popullit shqiptar për Mogherinin, tha Basha.

Shoku im nga Laçi mu afrua dhe më tha.

-Me sa shikoj, ka ardh koha të nisemi bashkë për në Bruksel dhe të sakrifikojmë për partinë.

-Nisemi, i thashë, po të ndërrohet kjo Mogherini njëherë, se unë nuk shkoj dot me femra.

-Hajt se gjej burra me peshë unë, tha. Mos ta ndin.

I dhashë fjalën që do shkoj. Është shpresa e fundit të dalim me nder nga kjo çadër.

3 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Mogherini është dashnore e Edi Ramës”

  1. Ed Palla says:

    he mo, po na e nxjerr edhe stalone Edin. E ke idene e virilitetit?!

  2. astriti says:

    Po Doris Pack mos eshte dashnore e “kuqos” Pollo?

  3. aldo bumci says:

    edhe kjo megi pjeshka çoç na u duk, por nuk po ja prish mendjen dot as nje zyrtari te BE-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje