Dje po mendoja të hidhja në ditar disa zhvillime kulmore që kanë të bëjnë me çadrën.
Kjo, duke u nisur nga personazhet që e vizitojnë dhe idetë që hidhen këtu.
Do përpiqem dita- ditës ta plotësoj me gjëra të reja që ndodhin.
Ju siguroj që është çadra më e jashtëzakonshme në botë.
Cili është kulmi i kërcimeve ndaj Edi Ramës?
Kërcënimi më serioz ndaj Edi Ramës është bërë sot nga Edi Paloka.
Ai ka kërcënuar Edi Ramën se nëse guxon të fitojë prapë zgjedhjet më 18 qershor, në datën 19 qershor ne do shkojmë nga çadra dhe do ta heqim zvarrë për flokësh.
Një protestues ndërhyri dhe tha se Rama nuk ka flokë.
-Do t’i mbijnë nga frika, i tha Paloka
Kërcënimi i dytë serioz ndaj Ramës ndodhi dje kur po dilte nga restoranti me Zahon.
Gent Strazimiri mobilizoi protestuesit, të cilët në kor bërtitën: “Edi Rama të q… motrën”
Ndërkohë, ndërhyri një protestues dhe sqaroi se Edi Rama nuk ka motër.
-S’ka gjë, tha Strazimiri. E bëmë për opinionin publik. Po erdhi policia, i themi nuk e ofenduam, se e dimë që s’ka motër.
Cili është kulmi i zgjerimit të çadrës?
Kulmi i zgjerimit të çadrës, që provon se ajo është përtej të majtës dhe të djathtës, janë dyshja Hushi – Fuga.
Hushi ka qenë kandidat përballë Doktorit në Kavajë në vitin 2005 nga PS.
Ai natyrisht humbi thellë, por Doktori vlerësoi faktin që ai ju përgjigj thirrjes së Fatos Nanos për t’i dalë përballë Doktorit.
Sot kur hyri në çadër një prej protestuesve, kujtoi se do mërzitej Doktori.
Agimi ndërhyri për ta sqaruar dhe i tha:
-Doktori nuk mërzitet kurrë me mua, se e di që nuk prish punë.
Pastaj erdhi Prof. Fuga.
-Vij këtu si djalë partizani, tha. Babai im ka qenë pasardhës i Shefqet Peçit tek Komiteti i Veteranëve, dhe unë dua të jem pjesëtar i kësaj çadre partizane.
Kulmi i rezistencës
Në çadër ka dhe disa rekorde për rezistencë.
Përshembull:
Mond Spaho rezistoi 20 orë duke luajtur domino me një protestues.
Flamur Noka ka duruar dy ditë pa bërë shurrën poshtë Lanës.
Ed Halimi ka bërë qofte që durojnë një javë në çadër, pa u prishur.
Ben Ristani ka pirë katër shishe raki për 3 orë, pa meze.
Aldo Bumçi ka shpjeguar një orë rresht për një militant, se çadra ka arritur sukses të plotë, pasi nuk fut ujë, edhe pse bie shi.
Besnik Mustafaj ka shpjeguar që nëse ditën që është afati i fundit i regjistrimit, PD nuk shkon të regjistrohet në KQZ, do të thotë se nuk do hyjë në zgjedhje.
Luli ka shpjeguar se dy vajzat e tij në Holandë kanë kërkuar çadër në kopësht, për të imituar çadrën e babit në bulevard.
Ne kete shkrim te antenes ,shakaja mund te themi se eshte 99% e te vertetes.