Ditari i Megi Pjeshkës: Si na provokoi Edi Rama në çadër?

5 Mars 2017, 20:42Antena TEMA

Sot na ndodhi një ngjarje e rëndë në çadër. Paradite Luli tha, se e pret Edi Ramën në çadër, të vijë të flasim për qeverinë teknike. Ne e morëm në fillim si shaka.

-Si do guxoj ai, të vij këtu,- tha shoku im nga Laçi.

-Ndoshta e tha, ta fusë në sedër , -i thashë unë.

Dhe kështu po diskutonim, se sa mirë ia bëri Luli që e futi në sedër Ramën.

Kur aty afër drekës, shoku im nga Laçi dha kushtrimin.

-Po vjen Edi Rama!.

Aldua mori menjëherë në telefon Flamur Nokën, ai lajmëroi Strazimirin dhe ai dha kushtrimin.

-Po prit një herë,- tha Aldua, mos u bëni gati për luftë se mund të ketë ardhur për qeveri teknike.

Në çadër u vendos heshtja.

-Ka të drejtë,- tha Salianji, mund të jetë punë politike. Nuk keni punë ju, e pres unë. I di unë kushtet që ka vënë Luli.

– Po të jetë për kushte, kemi veç Flamurin, tha shoku im nga Laçi..

-Po është bisedë intelektuale i tha Salianji, nuk është për Flamurin. Flamuri përgjigjet për Sigurinë e çadrës. Ai po vjen për qeveri teknike se i ka bërë thirrje Luli.

Ndërkohë mbërriti Bylykbashi me një frymë. Hapi një dosje dhe zuri vend në tavolinë.

-Çfarë po bën i tha Salianji.

-Kam udhëzimet se ç’duhet thënë në rast se na thotë dakord për qeveri teknike, i tha Bylykbashi. Duhet t’i dështojmë patjetër bisedimet se po na dha qeveri teknike morëm fund, do hymë në zgjedhje e do humbasim.

Menjëherë në krah të Byklykbashit zuri vend Enno me dy “n”.

-Duhet të jem dhe unë në bisedime tha, se ju nuk kuptoni nga ekonomia.

Kështu tavolina filloi të zgjerohej dhe u bë një grup prej 7 vetësh që ishin në pritje të hyrjes së Ramës në çadër.

Ndërkohë që ai po i afrohej çadrës, më shkeli mua syrin dhe vazhdoi rrugën.

-Ai nuk po vjen,- tha Salianji.

-U thashë që është mashtrues,- tha Flamuri.

Ndërkohë grupi i Strazimirit, u nis pas Ramës për ta parë ku po shkonte. U ul për drekë tek “Il Gusto”.

-Ta sulmojmë tha Strazimiri.

-Jo të presim të dalë tha Flamuri dhe pastaj e qëllojmë.

Kështu ndërsa po debatonin, policia kishte mbërritur tek çadra dhe ajo ishte boshatisur.

-Ku shkoni tha Strazimiri, pse ikët?

-Kanë frikë se i merr policia se kanë sharë Edin i thashë unë.

Ndërkohë mbërriti Luli i shqetësuar.

Çfarë ka ndodhur,- tha dhe ai?

-Edi Rama na gënjeu dhe na provokoi tha Blykbashi. Ne menduam se do vinte në Çadër për qeveri teknike dhe u bëm gati ti dorëzonim letrat për firmë. Ai dikujt i shkeli syrin dhe iku për drekë tek “Il Gusto”. Na i la letrat në duar.

-Ky është provokim tha Luli. Kjo është shenjë që ai nuk është serioz dhe nuk na merr seriozisht. I duhet dhënë një mësim. Lëvizni. Shkoni tek “Il Gusto”. Thyeni xhamat, shpojini gomat. O të pranojë qeveri teknike ose bjerini me grusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje