Mbrëmë në çadër u elektrizua situata.
Abi, që bën dhe punën e DJ, njoftoi me qendër zëri, se në çadër ka ardhur një grup lab nga Kurveleshi, që do këndonte për kryetarin.
Për shkak se shumica e njerëzve në çadër ishin nga Veriu, kjo gjë ngjalli shumë interes.
Bashkë me grupin, erdhi dhe deputeti Ruli, i cili tha se vinin nga Qarku i tij.
Grupi lab ishte ftar nga Kunati, i cili tha se ishn nga fshati i tij.
Grupi zuri vend në çadër dhe ja nisi këngës.
-Cili je, cili je… ooo cili je ti more burrë
-Cili je ti morë burrë
-Çfarë kërkon nga Shqipëria.
-Lulëzim Basha më thonë,
-Mbrapa më vjen LSI-ja
Këtë e përsëritën disa herë.
Në çadër shpërthyen duartroktije.
Strazua filmoi këngën dhe e postoi në Facebook, duke lavdëruar trimat e Kurveleshit.
U bëra kurioze dhe i pyeta vetë këngëtarët labë.
-Ore, kush u tha ju që mbrapa Lulit vjen LSI-ja?
-Po anej nga jemi janë të gjithë socialist, tha këngëtari. Që të kthehemi të qetë në fshat, të paktën të themi që ishim në vend të LSI në çadër, se nuk na qasë fshati. Do na dalën lekët e Kunatit nga hundët.
Dhe vazhduan këngën…
-Cili je ti morë burrë
-Çfarë kërkon nga Shqipëria
-Lulzim Basha më thonë
-Mbrapa më vjen LSI-ja.
-Do të vijë se s’është punë
-Është e jona qeveria.
-Pse ata burrat pyetën disa herë “Cili je ti more burrë…”, vendosa të pyes Rulin, meqë i shoqëronte?
-Po ç’të të them unë, tha Ruli. Ua shpjegova disa herë gjatë rrugës që kryetar i PD është Luli dhe jo Doktori, por nuk besonin. Kur hynë brenda nuk e panë Doktorin, por panë vetëm Lulin. Atëhere që të siguroheshin, ja nisën këngës duke pyetur “Cili je ti more burrë…” .
Meqë nuk pati ankesa, mbetet që Luli është.