Ditari i Megi Pjeshkës: Arma sekrete e PD në çadër, është Kaçi i Bardhë

14 Mars 2017, 20:13Antena TEMA

Sot ishte ditë vere. Kunati na porositi se do të jetë një protestë e kombinuar me pushim.

Afër nesh Lali Eri kishte ngritur katër çadra për ditë vere dhe menduam t’i shfrytëzojmë ato.

Ndërkohë, në çadër kishte mbërritur sërish një grup lab që këndonte një këngë të vjetër, teksti i së cilës ishte:

“Do ta zeme a do ta leme?”

Pastaj niste kënga me atë stilin lab që i përsërit gjërat, por që kishte dhe ca kunja për çadrën:

“Do ta ngremë a do ta lëmë

Ç’burra që mban ë, kjo tëndë

Jo mo jo se do ta ngremë

Dhe pse kemi larg halenë.

 

S’na vjen më, as ai burri

Po na jep mendje Flamuri

E ndihu fati prej huri

 

O tenda e partisë tënë

S’na thone me si na kanë thënë

Do ta ngremë a do e lëmë”

 

Ndërkohë që po diskutonim për këngën, në çadër mbërriti Kaçi i Bardhë.

Njerëzit u grumbulluan rreth tij më kurajozë se kurrë.

Ai kishte bërë një shkrim që parashikonte kur do ikte çadra, çfarë fitore do arrinte dhe ku e kishte mbështetjen.

Njerëzit që e rrethuan filluan ta pyesin ku i dinte gjithë ato gjëra?

-Më thirrri Doktori, filloi rrëfimin Kaçi i Bardhë. Më tha:

-Kastriot, shiko, vetëm ti di si bëhet bojkot. Më ke bë bojkot më 1996, më ke shkatërru. Tani dua këtë t’ia bësh ish- partisë tënde, si specialist.

I thashë:

– Doktor, mos ki merak. Ma lër mua në dorë.

-Ta kam lënë, tha.

-Tani kam tre ditë që po përpiloj planin.

Nuk ka njeri më të aftë se mua për këtë punë në Shqipëri.

Në shkëmbim Doktori do të më fusë në listë kur të detyrojmë Ramën të japë dorëheqje dhe unë do konsolidohem dhe si demokrat.

Deri në 18 qershor do rrijmë në çadër, pastaj do themi zgjedhjet nuk quhen, duam zgjedhje të reja…

-Është vërtet kaq i zoti për bojktote, e pyeta deputetin Ruli, që po e dëgjonte indifferent?

-Po po, tha. Është specialist bojkoti. Kur ishte ministër arsimi s’ua dilte dot studentëve, se ishin në grevë, mbylli Universitetin. Kur ishte me Nanon s’ia dilte dot, bojkotoi zgjedhjet. Tani po i marrim mendje ne.

-Po qenka i zoti vërtet, i thashë.

-S’ka më të zot se ai, që s’ka ç’humbet vajzo, më tha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje