Ditari i Megi Pjeshkës në çadër: Nuk pranojmë ikjen e Saimirit!

11 Mars 2017, 18:36Antena TEMA

Dita sot filloi me Fatmir Mediun.

Ai na prezantoi përpjekjet që kishte bërë në SHBA dhe Europë për punët e çadrës.

Na solli dhe një djalë çek.

Ai tha se ishte kryetar i të rinjve demokratë europianë.

Filloi të fliste dhe theksoi se PD nën udhëheqjen e Mediut do fitojë zgjedhjet.

Ju afrua dikush dhe i tha se kryetar i PD, është Luli.

Çeku e mblodhi veten, dhe theksoi se presidenti Mediu e kishte siguruar se nuk do të tërhiqeshin nga zgjedhjet e lira e të ndershme.

Pas kësaj ndërhyri vetë Mediu.

Diçka i tha në vesh dhe ai tundi kokën.

-Jam shumë i gëzuar, tha ai, që në këtë çadër janë bërë bashkë demokratë dhe republikanë për zgjedhje të lira. Është e papërfytyrueshme që kjo të ndodhë në SHBA përshembull, që demokratët e majtë dhe republikanët e djathtë të bëhen bashkë.

Ndërhyri prapë Mediu dhe i tha diçka tek veshi.

Aty çeku u dorëzua.

Tundi kokën dhe u largua nga mikrofoni.

Pastaj dikush dha lajmin që Saimiri ka dhënë dorëheqjen.

DJ vuri një këngë popullore dhe filluam të kërcejmë nga gëzimi.

-Çfarë ka ndodhur, tha Luli, pse festoni?

-Ka ik Saimir Tahiri, i thamë ne. Ka dhënë dorëheqje.

-Mos, tha Luli. Të ndërpritet muzika. Duhet të fillojmë protestën. Nuk pranojmë dorëheqjen e Saimir Tahirit. Duam dorëheqjen e Edi Ramës.

-Po mire, i thashë unë, e kërkojmë të Edi Ramës, po mos të gëzohemi fare që iku Saimir Tahiri?

-Në asnjë mënyrë, tha Luli. Me se do hyjmë në fushatë ne, çfarë do themi? Ai e bën të na lërë pa kauzë. Në asnjë mënyrë.

Atëhere grupi i Pogradecit që kishte dezhurnin në çadër, ja mori një kënge të vjetër të Mokrës.

Doli more shokë doli

Brukseli maskën e çorri

Ngatërruan një formulë

pulë a vezë, a vezë a pulë …

Duam qeveri teknike,

Saje mos ik se na fike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje