Ditari i Megi Pjeshkës: Sot në çadër kemi pa gjithë ditën Edi Ramën

12 Mars 2017, 21:00Antena TEMA

Sot ka qenë dita më kot e çadrës. Që nga mëngjesi shoku im nga Laçi më tha gjithë emrat që kishte dëgjuar se kush do bëhej ministër. Unë si njifsha fare.

Pastaj erdhi Grida e zemëruar se i kishin thënë do bëhet Gjylameti ministre.

-Krahasomëni mua pak me Gjylametin- tha, – si mund të jem unë pasardhëse e saj. Ajo s’ka as gjoks as të pasme.

Fillova ta mendoj dhe kishte të drejtë. Nuk krahasohej me Gridën.

Pastaj u shfaq një tjetër aty, që kishte info nga PS. Ai i tha që nuk ishte Gjylameti dhe Grida u lehtësua

Pas një gjysmë ore erdhi Flamuri.

-E hoqa më në fund Sajen,- tha Muli.

-Po pse ti e hoqe, e pyesnin njerëzit?

-Unë me atë burrin vazhdonte Muli. I isha betu atij burri që nuk e lë të mbushë katër vjet fiks. Qoftë dhe një muaj para do ta heq dhe ia arrita. Ai mburret që është Ministri më jetgjatë, por unë mburrem që kam hequr Ministrin më jetgjatë. E krujti vetW me mua.

Pastaj në çadër hyri Ristani.

-E morët vesh pse e kanë heq Saimirin,- tha. E ka heq Ilir Meta. Filloi përsëri një debat për këtë punë. Filluan të shpjegojnë se çfarë i ka bërë Saja, Ilir Metës dhe anasjelltas.

Flamuri nuk po e duronte dot.

-Jo or ti,- tha Muli, atë e hoqa unë, se i ka rënë më qafë njerëzve të mij. Debati u acarua dhe nuk po e kuptoja më.

Më pas erdhi Ed Halimi dhe u vendos qetësia se ai zakonisht sjell qoftet.

-E morët vesh pse e hoqën Sajen,- tha ai. E hoqën se pengonte Reformën në Drejtësi. Ma tha një nga këta të huajt. Donte të fshihte 200 milion eurot e Olsit. Por e kishin kap një bisedë në sms që i kërkonte Olsit 50 milionë dhe e hoqën.

-Jo tha Ristani se unë e kam të sigurt që po e heq Meta.

Ndërhyri prap Flamuri që po shpjegonte se e kishte heq ai. Dhe rrëmuaja vazhdoi.

Kur në mbasidte kishte rënë qetësia u shfaq në Tv Rama. Filloi dhe ai të shpjegojë që nuk e ka heq as për Ilir Metën as për PD.

-Hë u thashë,- tha Ed Halimi. Ti Ristan ja fute kot. Edhe ti Muli ja fute kot. Sherri filloi nga e para.

Hodha sytë nga çadra. Të gjithë duke lexuar gazetat afër qeverisë, mos kuptonin gjë çfarë ndodhi.

-Nuk e kuptoj,- i thashë Lulit e zemëruar. Kam gjithë ditën që ruajmë ça thotë Edi Rama pse i ka heq ministrat, kë do heq etj. Nuk ka kuptim kjo.

-Mos u mërzit tha Luli. Ja sa të dalin emrat e pastaj vazhdojmë.

Në fund në çadër u shfaq dhe Ruli.

Ju turrën të gjithë ta pyesin dhe atë, duke menduar që ai flet me Ramën.

-Çfarë mendon për këto ndryshimet në qeveri?- i thashë unë.

-Ç’të të them vajzo,- më tha. Gjyshja ka pas thënë “Ju që ikni na gëzoni,

Ju që vini na nderoni”.

-Ishalla nxjerr ata emrat nesër,- i thashë se plasëm. Nuk dimë ça të bëjmë në çadër. Ngelem duke pa Edi Ramën mos thotë ndonjë fjalë.

-Shshsht se po flet prap,- tha Ristani. Dhe në çadër u vendos qetësia duke dëgjuar Ramën.

 

 

 

2 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Sot në çadër kemi pa gjithë ditën Edi Ramën”

  1. Soni says:

    ORE , Ç’bëhet MULI,?
    Mos na e ka gjetur gjë?
    Apo është me grip?
    Ruaje zot!!! Se një MUL kemi.!?

  2. robert says:

    Kjo Megi pieshka ke simbolizon bre se po vras mendjen dhe nuk e gjej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje