Ditari i Megi Pjeshkës: Revoltë në çadër kundër ofertave për qeveri

17 Mars 2017, 19:22Antena TEMA

Dje ka qenë një ditë ndryshe për çadrën.

Pas fjalimit të deputetes seksi të PD për ëndrrat erotike të Edi Ramës, në mbasdite Luli ishte i qartë.

Ai na shpjegoi rreth rrezikut që ka qeveria teknike për opozitën.

-“Ata duan të na japin qeveri teknike, tha Luli, dhe të na detyrojnë të futemi në zgjedhje.

Ta harrojnë se ne hyjmë në zgjedhje me qeveri teknike. Ata e kanë humbur trenin.

I kërkuam votimin elektronik, ata u menduan.

Kur u kujtuan ata, i thamë nuk e duam.

I kërkuam numërimin elektronik. U mendua ai. I thamë nuk e duam.

I kërkuam qeveri me bazë të gjerë. U mendua. I thamë nuk e duam.

I kërkuam qeveri teknike, u mendua. Nuk e duam.

Tani i themi Edi Ramës se nuk duam as zgjidhje, as zgjedhje. T’i harrojë zgjedhjet.”

Shpërthyen duartrokitjet.

Për herë të parë u ndjeva e qartë për kërkesat.

Kur po festonim ne, erdhi një i dërguar i Ramës, që ka depërtuar në çadër.

-Kam një propozim, tha ai. Rama ka rënë dakord të ketë qeveri me Aldo Bumçin kryeministër dhe me qeveri të PD, me kusht që të mos ketë asnjë aleat.

-Po LSI, i thamë ne?

-Jo. Rama ka thënë unë do firmos koalicion me LSI dhe do t’ia japim qeverinë Aldo Bumçit, se kështu fitojmë më mirë.

-Në asnjë mënyrë, tha Aldua. Nuk dua qeveri, nuk kam kërkuar qeveri. Këto janë provokime.

Duartrokitje prapë në çadër.

-Ka dhe një propozim tjetër, tha i dërguari. Të ribëjmë qeverinë e prillit 2013 përsëri në prill 2017. Doktori kryeministër, dhe gjithë lista e qeverisë. Vetëm në vend të Visar Zhitit, të fusim Kaç Islamin.

-Në asnjë mënyrë, tha Luli. Nuk do ta pranojmë kurrë.

Ajo është qeveri shansi për të majtën dhe qeveri tersi për ne. Është provokim. Nuk biem në rrjetën e provokimeve të tyre.

-Si përfundim, na duhet një kërkesë thelbësore, i thashë deputetit Ruli. Se dhe kështu, duke ndryshuar përditë kërkesat, nuk ja dalim dot.

-E kam menduar, tha Ruli, dhe do t’ia them Lulit ta shpallë botërisht.

-Cila është, e pyeta me një frymë?

-T’i kërkojmë qeverisë të mos na plotësojë asnjë kërkesë, se po na i plotësoi, do t’i vëmë flakën Shqipërisë, pasi është provokim.

-Qenka kaq e thjeshtë dhe nuk na kishte shkuar mendja, i thashë.

1 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Revoltë në çadër kundër ofertave për qeveri”

  1. Xha Selimi says:

    O Mero , po e ke mik Rulin meqenese po na e nxjerr ne kete rubrike si xha Selimin kur e pyeten se kush ishte me i mire balli apo legaliteti , besoj te kujtohet qe mori nje shkop dhe ndau nje bajge ne mes . Pra xha Selimi misheronte zgjuarsine popullore medemek . Edhe Ruli le te mar shkopin e xha Selimit dje ti hyj vetes me ate shkop dhe te kthehet te auditoret e universitetit . Aty ka politika dhe shifra ekonomike keshtuqe nuk do ndonje zgjuarsi te madhe pasi i kane zbuluar te tjeret dhe Ruli vetem do i citoje . He tu falte imani !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje