Sot e kishim pak ditën e vështirë. Lajmet që na solli Luli fisnin për një situatë të tensionuar mes qeverisë, Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Luli tha se ata janë në gjendje lufte dhe se Perëndimi i ka dhënë ultimatum Ramës të më kërkojë ndjesë mua. Meqë situata është shumë kritike, ne i kemi kërkuar BE dhe SHBA të na sulmojë edhe ne, që situata të mos dalë jashtë kontrollit, -tha Luli. Prandaj, nëse dëgjoni ndonjë deklaratë kundër nesh, duhet se e kemi porositur vetë. Rëndësi ka të mos merret vesh që po sulmon dhe qeverinë se nis lufta në vend.
-Unë them se disa detaje duhet ti nxjerrim,- tha një nga pjestarët e çadrës. Psh, është parë roja i PS duke montuar një kosh basketbolli tek PS. Kjo është shenjë e qartë që Rama do ikë me zyrë tek PS dhe e do koshin aty.
-Po kjo shumë mirë, le të dalë se është interesante.
-Edhe ekspresin e kafesë, e ka çuar tek PS,- tha një tjetër, dhe këmbënguli se kishte parë sekretaren e PS që po porosiste kafe ‘Ili’ për ekspres tek një dyqan dhe, i tha: “E dua për kryetarin”.
-Edhe kjo të dalë,- tha Luli.
-Kemi faktin tjetër të rëndë, që kancelaritë e huaja nuk komunikojnë direkt me Ramën, por me Fugën. Duket se kanë humbur besimin tek Rama dhe nuk i tregojnë gjë. Fuga i merr lajmet dhe ua çon gazetave dhe TV që ka miq vetë. Kjo e komplikon situatën dhe tregon se nuk kanë besim tek Rama.
-Edhe kjo qenka një shenjë e fortë,- tha Luli. Të dalë dhe kjo. Por mos teprojmë se nuk duhet të destabilizojmë qeverinë. Mos u çudisni që po lëmë më shumë gjëra kundër nesh të dalin.
-Kam dhe unë një akt tjetër të fortë,- tha analistë i Zenit. Dje është parë Niko Peleshi i mërzitur në Korçë dhe kur të gjthë hanin kërnacka, ai nuk vuri gjë në gojë. Kjo është shenjë që atë e kanë hequr nga lista e qeverisë teknike.
-Dhe kjo qenka e fortë,- tha Luli. Këto fakte i di gjithë bota dhe tregon mbështetjen e fortë që ne kemi dhe betejën e humbur të qeverisë.
-Kam bërë dhe unë tre lëvizje të forta dje,- tha Nik Spahiu. I kam fol në vesh Ed Palokës, I kam rrah shpatullat Lul Bashës dhe kam bërë shqiponjën me Vangjel Dulen. Kjo tregon se Edi Rama ka mbaruar.
Duartrokitje të forta në çadër.
Unë fluturova nga gëzimi. Më më fund beteja jonë po shpërblehet nga Perëndimi. Edhe pse nuk duan të dalin hapur pro nesh por pro qeverisë, ne e kuptojmë se ata janë me ne.
-Po tani çfarë do bëjmë,- e pyeta Lulin. Do dalim, pasi e siguruam mbështetjen Perëndimore?
-Jo akoma,- tha, po presim një shenjë, që të vendosim përfundimisht.
-Çfarë shenje,- i thashë unë. Rama ka hequr ekspresin, koshin e basketbollit etj,.
-Do presim të vijë ky Sandri tek çadra tha, se ai e kupton tamam kur duhet ardhur. Po erdhi ai, dalim menjeherë se kemi ardhur në pushtet.
Hahhaha Sandri barometri i ndryshimit te pushtetit.