Ditari i Megi Pjeshkës: PD gjen zgjidhjen për fitoren dhe kushtin e ri për negociata

26 Mars 2017, 19:30Antena TEMA

Sot para se të niste fjalimin, Luli u konsultua me Nik Spahiun. Pasi u ul në krah të tij Niku i tha:

-Të pata thënë mos ki besim tek ata b.q. në SHBA. Kjo punë zgjidhet vetëm këtu. Plani është i thjeshtë. I fusim një bashkim kombëtar, me Kosovën, Preshevën, Maqedoninë, dhe e mundim Edi Ramën. Vetëm Jugu dhe Tirana i mbetet. Ashtu ngelemi tërë jetën në pushtet.

Luli u gjallërua papritur.

-Nuk më kishte shkuar në mendje kjo i tha. Ma përsërit dhe njëherë?

-Të jemi konçizë,- tha Niku. Ata kërkojnë të bëjmë reformën elektorale deri më 19 Prill. OSBE / ODIHR ka dërguar dhe rekomandimet që duhen miratuar. Unë i pashë pak, nuk mu dukën keq. Por që ta kapësh lojën duhet të jesh parti e parë.

Atëhere plani im është ky: Ne duhet të bëhemi koalicioni i parë dhe PD, parti e parë në koalicion. Po si të bëhemi?

Kjo është çështja. Popullin brenda kufijve nuk e kemi me vete. Atëhere ajo që unë propozoj është të bashkohemi me Kosovën, Preshevën dhe një pjesë të Maqedonisë. Kështu ose PD, ose unë bëhemi parti e parë dhe e mundim.

-Po ky është plan afatgjatë,- i tha Luli. Si t’ia bëjmë tani?

-Tani është e qartë,- tha Niku. Ulemi me OSBE dhe i themi dakord me kushtet tuaja, urdhëroni kushtet tona. Në kushtet tona, u themi, na bashkoni një herë gjithë trojet që të kapim shumicën ne, pastaj miratojmë reformën. Kështu jemi luajalë dhe fitojmë kohë.

-Po kjo mund të dojë vite të tëra,- i tha Luli.

-Po ku është problemi këtu,- tha Niku. Derisa të bëhet ne mbetemi kryetarë. Pastaj po u bë, dhe fituam, ja hodhëm. Po nuk fituam prap kemi shtyrë gjatë. Të fituar dalim në fund.

-Interesante tha Luli. Nuk më kishte shkuar mendja. Kështu dukemi dhe patriotë dhe nuk hyjmë në zgjedhje. Më shpëtove,- i tha dhe e përqafoi pasi kryqëzoi gishtat për të bërë shqiponjën. Do ta them menjeherë.

Dhe pas kësaj morali në çadër u rrit shumë. Ideja që PD do fitojë kur të bashkojë Kreshniku trojet është interesante dhe shpëtimtare për të ardhmen e PD. Tani do punojmë në këtë drejtim. Ky do jetë kushti ynë i ri për PS dhe Perëndimin.

2 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: PD gjen zgjidhjen për fitoren dhe kushtin e ri për negociata”

  1. Gric says:

    Sa keq me vjen per disa politpolitician si kreshnik sp p.o. tregohet injorant .sense per te bashkuar shqipetaret do nje liuftlift te Madge .P.o. cuditet bota dhe Evropa me ju qe nuk po bashkoeni me shqiptaret Brenda bend it Bravo store e Zen ‘re kestu do te mbetsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje