Qim Peka erdhi në çadër qysh në mëngjes.
Ata pak njerëz që ishim u mblodhëm rreth tij të na shpjegonte “planin amerikan” të Lulit.
Është i vetmi që ka një shpjegim ndryshe nga sa thuhet dhe duket në publik.
“Jemi para një ngjarje të madhe, tha Qimi.
20 vjet pas vitit 1997-s, lobi grek në SHBA ka reflektuar për luftën ndaj Doktorit dhe i ka çu fjalë se ‘jemi në faj me ty. Na kërko çfarë të duash’.
Doktori ishte para dilemës t’i kërkonte ndihmë për vete, t’u kërkonte garanci kundër Vetingut, apo të ndihmonte Lulin.
Meqë Nishani i nguli thikë pas shpine PD-së, ai vendosi ta ekuilibrojë situatën duke ndihmuar Lulin.
-Më prisni Lulin, u tha Doktori, dhe ndihmojeni të takojë dikë në Senat, Kongres dhe në Shtëpi të Bardhë.
Vetëm në Departament të Shtetit mos e çoni, se e kanë pushtetin këta të Sorosit.
-Dakord, i thanë ata. Do mundohemi. Luli të marrë një shënim nga Vangjeli që është në rregull dhe të vijë. Po nuk është Vangjeli, le ta firmosë dhe Nikollaqi.
Tani situata është shumë serioze.
Tre kongresmenët që po e presin në Uashington, janë të karikuar kundër Ramës, pasi një grek nga Himara që njohin ata, ka pas tokën e familjes në Palasë.
Atë ja ka marrë Zamiri.
Zamiri për të shmangur vizitën e Lulit në SHBA, ka organizuar takimin Nishani – Rama dhe Nishani ka shitur PD-në.
Një njeri i Sorosit e ka takuar Nishanin në orën 3 mbasdite dhe ai ka grisur fjalimin e parë.
Tani që të neutralizohet Nishani, me atë që ka bërë duhet goditur mblesi i krushqisë, që është Zamiri.
Që të dëmtojmë Zamirin, kemi gjetur në SHBA, atë që ka tokën që ka ndërtuar Zamiri, dhe ata të lidhen me këta tre kongresmenët grekë në SHBA, dhe ata ta çojnë tek Trump.
Trump-it do t’i thuhet se ‘rivali jot në Shqipëri është me Sorosin dhe ka ndërtuar në tokën tonë’.
Pas kësaj pritet që ai të zemërohet dhe t’i nisë një Twitter, ku të thotë: “Çadra e opozitës duhet t’i japë rrugëzgjidhje çështjes së Himarës. S’ka reformë dhe zgjedhje, pa u zgjidh ky problem”.
Është rënë dakord që Trump ta bëj Twitter-in rreth orës 6 të mëngjesit, që të jetë mesditë në Shqipëri, me qëllim që të merret vesh tek çadra.
Për këtë arsye dhe sot Doktori në takim me ambasadorin amerikan nuk foli për shtyrje zgjedhjesh dhe qeveri teknike, por vetëm kundër Sorosit, pasi problemet e tjera do t’i zgjidhë Luli.
Nuk di në isha i qartë”, pyeti Qimi më në fund, ndërsa çadra kishte ngrirë nga plani i komplikuar i Bashës në SHBA.
-Kam një pyetje, tha një nga banorët e çadrës. A ka lidhje aksidenti që ta ka ndodhur ty, me këtë situatë?
-Patjetër që ka, tha Qim Peka. Ka qenë një komplot kundër meje.
Dikush më bëri telefon anonim dhe më tha ‘të pres tek filan hotel në Krrabë, para se të erret, po merr dhe filanen me vete’.
E mora dhe u nisa. Njerëz të lidhur me Sorosin, më kishin zënë pritë, dhe sapo hyra tek rruga e re, mu shfaq në kthesë dhe më goditi një agjent i Soros-it.
Gjithë qëllimi ishte të më diskretitonte mua.
Por nuk ja kanë arritur dot.
Siç e patë, kur ndodhi skandali i Shukriut, unë isha i vetmi që fola në mbrojtje të vlerave familjare. Vetëm një njeri i pastër mund ta bëjë këtë.
-Edhe një pyetje kam, tha dikush tjetër nga salla. I di Luli të gjitha këto që di ti, apo jo?
-Jo, fatkeqësisht, se ai nuk konsultohet me mua, por do t’ia thotë Trumpi kur ta takojë, dhe do t’i rekomandojë të më dëgjojë vetëm mua.
I kam çu fjalë Trump-it me Xhelal Mziun dhe ai i ka treguar se ideja për emrin e rrugës isht imja.
Trumpi është gëzuar shumë dhe ka thënë ‘me njerëz të tillë dua të punoj në Shqipëri, por tani jam pak i zënë’. Sa të lirohet, keni për të parë.
Duartrokitje në çadër.
Ky Qimi, mos është ai Çim Pordha prej Hasit të Kukësit, i cili ka pjerdhur në emisionin televiziv dhe tani, për të humbur gjurmët e ka bërë emrin QIM?
? ? ?