Ditari i Megi Pjeshkës në çadër: Tani Fatmir Xhafaj të kalojë mbi trupin e Strazos

19 Mars 2017, 21:17Antena TEMA

Sot ishte një ditë me shpresa të mëdha. Të gjithë ishim përgatitur që në mbrëmje të festonim rrëzimin e Xhafajt. Zeni kishte sjellë fishekzjarret që kishin mbetur nga festa e ditëlindjes së Karminës. Djemtë nga Laçi kishin sjellë dhe vodka me limon, kurse Abi i kishte dhënë DJ një kolonë zanore me këngën e Linda Morinës për Sali Berishën.

Ishin marrë gjithë masat për ta pritur atë çast.

Strazua hynte e dilte dhe bërtiste “Fatmir Xhafaj do kalojë vetëm mbi trupin tim”.

Dhe natyrisht kishte parasysh që Bujari do rezistonte.

Pastaj erdhi ora 5 mbasdite. Foli Edi Rama. Dukej shumë i egër.

-Epo mori fund,- tha Strazo,- Fatmir Xhafaj do kalojë vetëm mbi trupin tim tani. Pastaj iku

Erdhi ora 6. Doli Bujari. Filloi të shpjegojë gjithë çfarë ishte thënë në çadër për Xhafajn. U bëmë gati të ndezim fishekzjarrët… Kur çtë dëgjoj.

Strazua i pari lëshon një të sharë.

-Sakat b…q..Nga kush shpresojmë ne.

-Ca ka ndodh tha Ristani? E dekretoi?

Në çadër filloi rrëmuja. Të shara për Bujarin. Thikë pas shpine,-bërtiste Strazua. Thikë pas shpine për PD. Tani Fatmir Xhafaj do kalojë mbi trupin tim, tha Strazua prap.

Mu duk shumë simpatik reagimi i tij.

DJ kishte mbetur i ngrirë dhe po shikonte nga çadra. Muzika kishte pushuar.

-Po fut një këngë se na çave trapin,-i tha Strazua. Harroje që bëhet ministër Fatmir Xhafaj. Vetëm kur të kalojë mbi turpin tim.

-S’di çfarë kënge të fus,-tha DJ.

-Po ja fut këtë këngën “I ziu me 40 pleq, kujt t’ia prish e kujt t’ia ndreq”, tha Ruli.

Në fund në çadër u shfaq Kunati.

-E prisnim këtë tha. Mos u shqetësoni. Bujari ka bërë aleancë me Edi Ramën. Kur e pa që çadra e bëri Lulin lider, Bujari bëri pakt me Edi Ramën që çadra të dështojë. Por ne nuk do të dorëzohemi.

-Fatmir Xhafaj do të kalojë vetëm mbi trupin tim,- bërtiti prap Strazua.

-Po mo boll mo djalë,- i tha Ruli se kur e thua një here këtë dukesh trim, kur e thua kaq herë dukesh byth…im!

 

 

 

2 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës në çadër: Tani Fatmir Xhafaj të kalojë mbi trupin e Strazos”

  1. Ronin says:

    Pene e arte je Mero Baze. Keto i ke me te mira se shkrimet e editorialit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje