Ditari i Megi Pjeshkës: Ngatërresa ime me 2 Prillin në çadër

2 Prill 2017, 21:00Antena TEMA

Sot në çadër përkujtuam 2 Prillin. Pyeta shokun tim nga Laçi, çfarë është 2 Prilli dhe ai ishte i paqartë. Pasi bëri disa telefonata, ai më shpjegoi se ishte një demonstratë ku ishin vrarë katër vetë.

-Ah po u kujtova unë. E mbaj mend e kam pa në televizion. Më kujtohet ai plaku me çadër që vrau atë që rrinte para derës Kryeministrisë, pastaj një tjetër që e vrau një gazetar që po rrinte afër tij, dhe dy të tjerë të vrarë pas shpine nga Edi Rama.

Në çadër hyri Luli dhe disa që e shoqëronin.

-Këta janë të afërmit e të vrarëve më 2 Prill,- tha Luli. Ata që i vranë këta që janë sot në pushtet.

Në çadër u rrit tensioni. Filluan të shajnë dhe mallkojnë vrasësit. Në krahun tim ishte një burrë i gjatë esmer. Ai po bërtiste: “Poshtë kriminelët”!

-Si quhesh ti i thashë?

-Ndrea Prendi më tha. Dhe filloi të më shpjegonte se si policia ishte përgjegjëse për 2 Prillin dhe ai e dinte mirë se ishte polic i vjetër.

E ndërpriste vazhdimisht dhe një më i shkurtër.

-Po ti si quhesh se më dukesh shumë kopetent për vrasje i thashë?

-Unë jam Gim Llupo tha. Ata kanë qenë policë plehra. Nuk qëllon polici mbi popull.

E drejtë i thashë unë. Duhet drejtësi për këta plehra.

Ndërkohë në krah të Lulit filloi të fliste një gjyqtar.

-Këta duan të bëjnë “Vetting”-un tha ai, të na heqin ne si gjyqtarë se kanë frikë se zbardhim “2 Prillin”. Por ne nuk trembemi nga këto presione. Nuk jemi trembur as kur kanë kërkuar të dënojnë kot Fazlliçin, Argitën, Zenin, Lulin etj. Ne jemi këtu dhe do qëndrojmë këtu…

-Duartrokitje në çadër.

Si ditë e dielë që ishte çadra ishte pak bosh dhe ardhja e këtyre familjarëve të 2 Prillit na zbukuroi çadrën.

Ndërsa po iknin Luli na u afrua dhe na dha dorën të gjithëve.

-Mos e haroni kurrë “2 Prillin”,- tha. Ata janë vrasës, por ne nuk do ti lëmë të bëjnë më zgjedhje, se ata të vrasin pas zgjedhjeve. Se ju jeni të rinj e nuk e mbani mend, por ka qenë krim i tmerrshëm.

-Unë e mbaj mend i thashë se vetëm 6 vjet kanë kaluar. Isha 14 vjeçe atëhere…E kam pa në televizor kur i vranë para Kryeministrisë.

-Jo e ngatërron më,- tha Luli. Ai ishte krimi i dytë i Edi Ramës. I pari ka qenë më 2 prill. Nuk ishe lindur ti akoma.

 

2 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Ngatërresa ime me 2 Prillin në çadër”

  1. Luli says:

    E fort eshte ” Ai ishte krimi i dyte i Edi Rames

  2. arturi says:

    Hahaha Mero, e ke qare! ? ? ?
    Ky vendi yne, tragji-komik! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje