Ditari i Megi Pjeshkës: Myslymi shpjegon se kë kërkon Doktori dëshmor për çadrën!

1 Prill 2017, 19:18Antena TEMA

Sot ka pasur shumë thashetheme në çadër. Shoku im nga Laçi, që në mëngjes po fliste me vete dhe po numëronte me gishta .

-Çfarë po numëron, e pyeta?

-Po shikoj kush nuk vjen në çadër, më tha. Po më bëhen shumë vetë.  Qenkan tremb se paska thënë Doktori privatisht, se na duhet një dëshmor që të dalim nga çadra dhe të përmbysim qeverinë.

-Nuk është e vërtetë, i thashë unë. Nuk ka mundësi.

-Ka, ka, tha shoku im. Myslym Murrizi paska treguar një gallatë nga viti 1998, pas vrasjes së Azemit, dhe u trembën të gjithë.

-Si ishte, ma trego, i thashë?

-Myslymi paska gjetur Ylli Vejsiun në kafe para PD, ditën që ishte mbledhur Këshilli Kombëtar për të përjashtuar Genc Pollon, dhe i ka kërkuar të bëjnë një bisedë kokë më kokë. Ylli, ndjesë pastë, e ka pranuar kërkesën.

-Jam në një hall të madh, nuk ta them dot, kishte filluar Myslymi.

-Çfarë halli ke, e kishte pyetur Ylli?

-Është hall koke. Ka lidhje me ty. Doktori më ka ngarkuar një detyrë të rëndë.

-Fol hapur se jemi miq, i kishte thënë Ylli.

-Po ja, pas vdekjes së Azemit, dështuam, i kishte thënë Doktori. Pushtetin nuk e morëm dot dhe njerëzit po e harrojnë vrasjen e Azemit. Na duhet një vrasje tjetër, ti ngrejmë prapë njerëzit. Pastaj pa nga mua në dritë të syrit. Mua nuk mu drodh syri.

-Fol Doktor, i thashë. Jam gati të vdes për ty.

-Si e ke me këtë Ylli Vejsiun, më tha?

E kuptova ku e kishte fjalën.

-Mirë e kam, i thashë, por jam i vendosur t’i jap PD-së një dëshmor të shkëlqyer.

U kuptuam sy më sy e dola.

Tani problemi është se unë nuk dua të të vras, por duhet të të qëlloj së paku këmbëve.

Ylli ishte tërbuar. Ishte ngritur nga tavolina e Myslymit, dhe kishte hyrë drejt e në mbledhje të Këshillit Kombëtar. Kishte hapur derën dhe ishte drejtuar nga Doktori.

-Vrasës, vrasës, i kishte thënë. Nuk merr dot pushtetin me gjakun tim.

Doktori ishte përpjekur ta qetësonte, por Ylli nuk ishte ndalur.

Mbledhja ishte prishur.

Më vonë ishte marrë vesh se Myslymi e kishte sajuar këtë që Ylli të prishte mbledhjen ku do përjashtohej Pollo, Xhaferi dhe Ndoka nga PD, si kundërshtarë të Doktorit.

Pasi Myslymi e kishte treguar këtë në çadër, çadra ishte boshatisur. Emrat më të njohur të PD nuk kanë shkelur më aty, përveç Aldo Bumçit, i cili nuk e kishte dëgjuar këtë histori.

Pasi u analizua situate, u konstatua se paniku ishte shkaktuar nga Myslym Murrizi, që kishte treguar atë historinë e vjetër.

Fjala shkoi deri tek Luli.

-Dakord, tha Luli. Për këtë ja vlen ta përjashtojmë nga çadra.

E thirri Myslymin dhe i komunikoi vendimin e përjashtimit nga çadra për përhapje paniku në radhët e partisë.

-Më vje keq, i tha Myslymi. Unë kam zbatuar porosinë tënde. Na ke thënë ku të gjejmë zyrtarë të korruptuar, t’i qëllojmë me grushe, t’u thyejmë xhamat, të përmbysim tavolinën. Unë nuk kisha ç’ti bëj më shumë policit, se aq.

-Jo, jo, tha Basha. Jo për atë, por ke përhapur panik në radhët e partisë.

-Më vjen keq, i tha Myslymi. Me atë që kam bërë unë, duhet të përhap optimizëm dhe trimëri, jo panik.

-Jo, jo, nuk e kam për atë, tha Luli. Por ke trembur njerëzit pasi ke thënë që Doktori e do një dëshmor nga çadra.

-Aha, për atë po, tha Myslymi, por qenkan trembur kot këta, se Doktori të ka caktuar ty dëshmor.

1 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Myslymi shpjegon se kë kërkon Doktori dëshmor për çadrën!”

  1. aqif tahipi says:

    O Mero ,ne kete rast lymi mund te cante edhe gomat e makines se tij qe te zbatonte deri ne fund urdhrin e lylit. hahahahahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje