Ditari i Megi Pjeshkës: “Heronjtë” e 1 Prillit tani janë heronj të çadrës!

31 Mars 2017, 20:40Antena TEMA

Sot çadra jeton me pritjen e 1 prillit.

Siç e dimë të gjithë, 1 prilli është dita e zezë që hoqi LSI nga qeveria e Doktorit dhe formoi koalicionin e ngjalave.

Prej asaj dite shpresa jonë për t’u rikthyer në pushtet ka humbur.

Por ky 1 prill vjen me lajme të reja.

Dy heronjtë e 1 prillit, tani janë heronj të çadrës sonë.

Për fatin tonë të mirë, policia ka bërë sot një gjë të rënde, duke shoqëruar Narin në polici.

Të shoqërosh Narin në polici një ditë para 1 prillit, është një sinjal i qartë, se ti nuk do ta përsërisësh 1 prillin.

Edi Rama ka dhënë mesazh të qartë me këtë gjest që ka bërë, dhe kjo ka ngjallur entuziasëm në çadër.

Sinjali i dytë i keq për 1 prillin kundër Ramës, është “garanti” i 1 prillit që ka qenë deputeti 2K.

Siç e ka shpjeguar vetë deputeti 2K në një intervistë për gazetarin 1K, duke goditur garantin e koalicionit, Edi Rama i ka dhënë fund këtij koalicioni.

Pra gjysma e parë e lajmit është e sigurtë.

Dy heronjtë e 1 prillit tani janë në luftë me Edi Ramën dhe nuk do ketë më përsëritje të 1 prillit.

Pjesa e dytë e betejës është dhe më e vështirë.

A do munden që dy heronjtë e 1 prillit ta përsërisin 1 prillin, më 11 prill, në ditën e vdekjes së Enver Hoxhës dhe të bëjmë koalicionin e madh përsëri, ose siç e quajnë në çadër, “koalicionin e ëndrrave të Fahros”?

Shpresojmë që po. Disa shenja janë të qarta.

Në çadër kam dëgjuar që flitet mirë për deputetin 2K.

Ai është cituar disa herë nga kryetari Basha dhe liderë të tjerë të PD.

Nari po ashtu është i gatshëm të ulë Metën me Lulin, por ka vënë disa kushte për Lulin, që të mësojë disa fjalë të pista, se ka ngel deri tek “prapanica” dhe nuk ka si të bëjnë muhabet.

Nëse Luli ecën shpejt me fjalorin e pistë këtë javë, Nari është gati t’i ulë bashkë.

Deputeti Ruli, që po e ndiqte me vëmendje shpjegimin tim, tundi kokën i kënaqur.

-Kështu si e kuptova unë moj vajzë, më tha, ne duam mbles një Kokë dhe garant një Kokëdhimë.

-Po, i thashë unë.

-Mirë i paskemi punët, nga ndërmjetësi Koka, tek garanti Kokëdhima, vetëm se garanti paska dhe një të “dhimë” më shumë.

2 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: “Heronjtë” e 1 Prillit tani janë heronj të çadrës!”

  1. robert says:

    Dikush te me thote se kush eshte Megi Pjeshka ….

    1. ganiu says:

      Diten e dyte te cadres atje shkoi gazetari armand shkullaku dhe mbajti nje fjalim te egere me shume se basha.Ne fund te fjalimit nje vajze egjimnaziste me emrin megi deshi ti bente nje pyetje por ne vend qe ti thoshte z shkullaku i tha zoti shullazi. Gjithe cadra ja plasi te qeshurit dhe shkullakut i shkoi per mut disidenca.Nga ajo dite e ka marre antena si personazh si nje vajze e lehte e padjallezuar qe ndikohet nga keta maloqerit e cadres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje