Ditari i Megi Pjeshkës: Farua shpjegon simbolikat e darkës tek “Pazari i Ri”

3 Prill 2017, 18:48Antena TEMA

Mëngjesi i sotëm ishte stresues.

Lajmet nga “Pazari i Ri” kishin pushtuar çadrën dhe askush nuk fliste.

Të gjithë donin të dinin diçka, por nuk guxonin të pyesnin.

I vetmi njeri i besueshëm ishte Farua.

Ai ka dhënë garanci se Meta nuk do iki me Ramën dhe do t’i rrijë besnik çadrës.

Për këtë dhe i është dhënë akses në çadër.

Tani ose duhet të vinte të jepte llogari, ose duhej zbuar.

Farua erdhi pa e vrarë shumë mendjen.

-Nuk ka ndodhur asgjë, tha, mos u gënjeni nga propaganda e Edi Ramës. I vetmi ndryshim është  shkuarja nga Lalzi tek Pazari, dhe nga Nari tek Lali.

-Po për çfarë kanë biseduar?

-Edi Rama i ka kërkuar të na tradhtojë, por ai ka thënë nuk i tradhtoj. Ka thënë po nuk u futën ata në zgjedhje, ne futemi kot.

-Po do futen, apo jo?

-Po nuk ka rëndësi, do futen kot.

-Po tjetër?

-Tjetër i ka thënë, që po nuk pranoi opozita zgjedhje më 18 qershor, duhen shtyrë. Rama ka thënë nuk i shtyj.

-Po nëse nuk i shtyn , do hyjë apo jo?

-Po dhe po hyri, hyn kot, nuk quhet.

-Po tjetër?

– Tjetër i ka pyetur ata, a kanë karkaleca apo gafore?

Ata i kanë thënë kemi gafore. Dhe ai ka marrë gafore. Ju e dini që gaforja nuk ikën drejt, por anash, dhe kjo ka simbolikën e saj, pasi ai po ecën drejt nesh.

Pastaj janë zënë për deklaratat e Luan Ramës dhe Tak Brahos. Meta nuk i kishte dëgjuar ato dhe ka pyet Tit Vasilin: Kur i ka bë këto deklarata Luan Rama?

-Nuk i di, i tha Tit Vasili, unë jam turni i dytë. Ai është paradite.

-Po Luan Rama ka dalë dhe sot, i thashë unë, ka thënë nuk do hyjmë në zgjedhje në Kavajë.

-E pra, vetëm do regjistrojë komisionerin, por ajo është kot, tha Farua.

-Si përfundim, ti ke fol me Ilir Metën, apo i ke nga mendja jote këto, ju ktheva unë Faros?

-Fola, si nuk fola. Biles Meta dhe më pyeti, hë mo ç’është bërë ndonjë gjë mbrëmë tek kjo darka ime me Ramën, ça thonë njerëzit. Kjo tregon që ka qenë kot. Shiko dhe  simbolikën e ushqimeve të detit. Një herë me ngjala, njeherë me peshq e karkaleca. Gjëra pa gjak, pa emocion.

2 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Farua shpjegon simbolikat e darkës tek “Pazari i Ri””

  1. Wtf says:

    Hahaha o Mero. Doli llafi i Faros.
    E kishe shkruar “Antenën” pa e ditur se Likja në darkë do të përdridhej si ngjalë e do zvaritej si oktapod…..
    Si thua, flet dot Luani pa i bërë shenjë Monika.

  2. rrumpalla says:

    Farua i paska ditur te gjitha ! Per te qeshur je bere ti o Mero !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje