Mes lajmeve të gëzuara për ‘qeverinë e besimit’, sot u provua përfundimisht se qeveria e drogës dhe krimit nuk dorëzohet lehtë. Ndërsa ne po flisnim se kush do ishte Kryeministri i ri, pasi pamë Faron që doli nga zyra e Ilir Metës dhe hipi në makinën e Lulit, mbërriti një lajm tjetër i hidhur. Stevën Bannon, që është si të themi “Farua digital” i Trumpit, ishte shkarkuar nga Presidenti Trump. Kjo na shokoi të gjithëve. Lajmi ra si bombë në çadër. Është pikërisht njeriu që botoi artikullin për udhëtimin e vështirë të Lulit në SHBA para një jave dhe që merrte fuqi si artikull pasi ai ishte krahu i djathtë i Trumpit.
Pas lajmit Farua u kthye sërisht në çadër dhe na bëri një sqarim për situatën.
“Shkarkimi i kolegut tim Steven Bannon, tregon qartë se paratë e drogës së Saimir Tahirit janë përdorur për të goditur të vetmen medie të pablerë në SHBA, që mbronte demokracinë në Shqipëri. Gjithë mediat e tjera CNN, New York Times, Uashington Post, e tjera, plus mediat angleze e evropiane, janë të blerë me paret e drogës. Çdo ditë një furgon me dy tonë drogë shitet për tu dërguar para këtyre medieve. I vetmi që rezistonte ishte ky, por dhe këtë e goditën.
Unë jam duke mbledhur informacion të gjej se ku kanë paguar dhe kë kanë paguar, që e hoqën nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, por besoj se Presidenti Trump është nxituar dhe do reflektojë për këtë gjë. Unë e kam thënë dhe herë tjetër, që vendet e mëdha si Amerika, bëjnë dhe gabime të mëdha, ndaj dhe kjo duhet parë në këtë drejtim.
Tani mos prisni më lajme të mira nga bota. E patë ambasadoren gjermane çfarë tha sot. Foli më keq se Edi Rama e Saimir Tahiri. Bëri thirrje të marrim pjesë në zgjedhje. I keni parë ata në Bruksel, apo këta diplomatët amerikanë që i paguan Sorosi. Të gjithë na thonë shkoni në zgjedhje. Paret e drogës po bëjnë namin. Kur ata blejnë gjithë botën, nuk ka si të mos blejnë fshatarët shqiptarë në zgjedhje. Ndaj ne nuk hyjmë në zgjedhje.
Sot i kam dërguar një letër kolegut tim Stevën Bannon, që nëse nuk ka ku të shkojë, të vijë në çadër, derisa të mbarojë kjo betejë dhe ne e sigurojmë se e ka vendin e garantuar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar tek ne.
Duartrokitje në çadër.
Pas kësaj, Farua u ngrit nxitimthi dhe humbi pas ndërtesës Kuvendit.
Ne keshillin e sigurise kishte vend miku dhe kunati i kriminelit dhe tradhetarit te Shqiperise Berisha, Serbi Fazllic e mos jete ky amerikani i Trampit.
Steve Bannon para se te shkarkohej njihej si presidenti defakto i ShBA. Ai perpilonte disa prej urdherave egzekutiv dhe Trump thjesht i firmoste.
Ate e shkarkoi presidenti pasi e kishte share dhendrin e tij “çifut idiot” edhe Trampit i kishte ardh ne vesh dhe e shkarkoi nga detyra e sekretarit te sigurise kombetare, por ai vazhdon te jete ne kabinetin e presidentit.
Ai i bente presion Trampit qe nese nuk ben si them une do largohem, por mesa duket presidenti e kishte duruar boll.
Qe te bej pak paralelizma, ishte njesoj si Lulzim Basha te shkarkoje Sali Berishen. Por Luli nuk ka vetbesim si kishte Trumpi.