Ditari i Megi Pjeshkës: Fevzo ngriti botën në këmbë për Lulin!

13 Prill 2017, 18:49Antena TEMA

Sot ishte një ditë e paharruar në çadër.

Prej dy ditësh ka një komplot ndërkombëtar kundër Lulit.

Në fillim kanë dashur ta eleminojnë politikisht, dje dhe fizikisht.

Falë Fevzos ky komplot u zbulua.

Dje Fevzo kërkoi publikisht nga Ditmir Bushati dhe Edi Rama që të thërrisnin ambasadoren e BE dhe të zbulonin komplotin Perëndimor kundër Lulit.

Reagimi ishte i menjëhershëm.

I pari u përgjigj Ditmir Bushati.

Ne nuk presim ndonjë gjë nga ai bir komunisti, dhe e dinim përgjigjen që do jepte, po rëndësi ka që Fevzo e vuri në lëvizje.

Ai shpjegoi se ka një unitet ndërkombëtar kundër Lulit, por kjo ne nuk na tremb.

Ajo që na gëzoi më shumë ishte që thirrja e Fevzos vuri në lëvizje dhe Komisionerin Hahn dhe Mogherinin.

Dhe ata duke ju përgjigjur interesimit të Fevzos, sqaruan se ai tipi që ka adhur në Tiranë, nuk ka qenë komplotist, por ka thënë ato që i kanë thënë ata.

Dhe për të hequr çdo dyshim, ata të dy theksuan se Luli duhet të dalë nga çadra të shkojë në Kuvend dhe pastaj të shkojë në zgjedhje.

Sidoqoftë, Fevzo e bëri të vetën.

Sot ishte puna e komplotit për ta vrarë Lulin.

Fevzo ngriti përsëri alarmin. Garda shtoi rojet, dhe Luli ishte më i qetë në mbasdite.

Në çadër u rrit shumë kurioziteti, se kush do ishte vrasësi dhe a ishte i lidhur me Edi Ramën.

Na rezultoi, që sipas Fevzos, nuk është i lidhur me Edi Ramën, pasi qenka vrasës i pavarur, por është njëri që ka dashur të vrasë dhe Doktorin më 2011, po nuk e  ka vrarë dot.

Filluam të mendojmë se çfarë ka bërë Doktori me Lulin më 2011 dhe na rezultoi që ka vrarë katër “kokëpalarë” në Bulevard.

-Epo do jetë ndonjë nga ata të familjeve, thamë me vete.

Por Fevzo e hodhi poshtë.

-Jo, jo, tha, është nga një shtet fqinj. E di Doktori. Bile i ka thënë Lulit mos ki frikë, se s’të bën gjë ai.

Të paqartë përse bëhej fjalë, e pyetëm deputetin Ruli për këtë situatë.

-Ç’të të them unë bijo,tha. Doktori ka gjithmonë një vrasës në dispozicion, që nuk e vret,  por paguhet për të qenë në dispozicion. Por me sa di unë, Lulin është duke e vrarë Jari, se ka kërkuar takim me Ed Ramën, si të dalë Luli nga çadra.

-Ua, si ka mundësi, i thashë. Pse e bën këtë ai?

-Epo ka dhe ai hallet e veta, tha Ruli. Po s’u bë president, bëhet kryetar partie.

-Ua, si mund ta kemi ne atë kryetar partie?

-Nuk është ndonjë hata  e madhe, tha Ruli. Kemi një kryetar pa bythë, do kemi një kryetar pa dorë.

2 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Fevzo ngriti botën në këmbë për Lulin!”

  1. Devolliu says:

    Ky kërriçi Lul-ush, vërtet duhet ruajtur nga Shteti pasi prej Sali Kriminelit çfar nuk pritet. Vrasja e këlyshit të vet, Lul-ushit, Saliun e bën pësëri President.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje