Sot pika kulmore në çadër ishte tërmeti.
Në fillim u lëkund llampa e vendosur në çadër, pastaj e gjithë çadra.
Në që ishim ulur u ngritëm në këmbë dhe u bëmë gati të vraponim.
Pati disa ulërima të lehta, por gjithçka u qetësua shpejt brenda minutit.
Pritëm me shpresë mos përsëritej, por asgjë nuk ndodhi.
Kjo na mërziti shumë.
Një rrëzim i çadrës prej tërmetit do të kishte shumë të mira.
E para, do dilnim nga çadra nën justifikimin se qeveria na rrëzoi çadrën.
Sipas gjithë ekspertëve, çadra është shumë anti-sizmike, dhe nëse rrëzohej, ne do të fajësonim qeverinë.
E dyta, rrëzimi i çadrës mund të kishte dhe viktima, dhe kjo do ishte dhe një arritje tjetër më e madhe.
E treat, rrëzimi i çadrës nga tërmeti do shikohej si një shenjë nga zoti se gjërat duhet të ndryshojnë dhe duhet të mbahet takimi Basha- Rama.
Por siç e pamë të gjithë, çadra nuk u lëkund nga tërmeti.
Kjo është shenjë se gjërat do shkojnë keq.
Një çadër që nuk e lëkund dot as zoti, nuk mund ta heqë më Edi Rama dhe Lul Basha, çfarëdo që të vendosin.
Mos-rrëzimi i çadrës është ogur i keq për bisedimet dhe një sinjal se gjërat nuk do të ndryshojnë, pasi është vullnet i zotit.
Duke hedhur këto mendime për çadrën dhe tërmetin në ditarin tim, mu afrua deputeti Ruli.
-Hë vajzo, ç’po shkruan sot, më tha?
-Ja, i thashë, po bëj skenarët negativë dhe pozitiv, përse tërmeti nuk e rrëzoi çadrën?
-E si të rezulton, më tha?
-Më rezulton që këtë çadër, derisa nuk e rrëzoi as tërmeti, nuk e rrëzon më asgjë.
-Edhe unë ashtu mendoj, më tha deputeti Ruli. Ne hymë në çadër të ndëshkonim Tërmetin e Tepelenës, dhe dështuam. Tani s’ka kush na e prish më çadrën. Nuk kemi fat!
respekt si duket i ka rrenjet te forta per me fitu prandaj nuk eshte rrezu
ha ha ha