Sot ishte një ditë e trishtuar në çadër.
Siç u muar vesh, një prej protestuesve më të rregullt të çadrës, u nda nga jeta fare papritur.
Lajmi ra si bombë në çadër dhe të gjithë vrapuam të bëjmë biografinë e tij.
Pas shumë kërkimesh, u mësua se i ndjeri ishte nga një fshat nga Tepelena.
Kjo shkaktoi habi në çadër, pasi ishte krijuar ideja sikur këta nga Tepelena, janë të gjithë në polici.
Pastaj erdhi çudia e dytë.
Protestuesi ka qenë për një kohë të gjatë anëtar i LSI dhe nuk dinim si ta intepretonim, si militant, apo të infiltruar.
Por më në fund dilemave u dha fund Doktori.
Në fjalën e tij ai theksoi se i ndjeri është një përfaqësues tipik i kauzës së çadrës, që përfaqëson jo vetëm opozitën, por dhe një pjesë të qeverisë.
Ai është simboli i kësaj cadre, ndaj do kujtohet përjetë.
Ai ëshët simbol i kësaj proteste dhe ka farkëtuar me sakrificën e vet sublime, koalicionin e ri të Republikës së Re.
Ilir Meta nuk mund të shkelë më tani mbi gjakun e të rënëve për Republikën e Re.
Pas kësaj pati shumë debate, nëse PD duhet ta shpallë dëshmor të saj, apo dëshmor të Republikës së Re.
Disa patën dhe më shumë fantazi:
“Të vëmë dhe ne një pllakë floriri këtu në bulevard për dëshmorin tone, siç ka vënë Edi Rama për këta të 21 Janarit.
Ai vdiq nga marrazi, pse Rama nuk po kthente përgjigje për çadrën”.
Deputeti Ruli, që kishte radhën të ishte në çadër, u bë shumë kurioz nga ngjarja dhe nga vlerësimi që i bënë viktimës, si përfaqësues i qeverisë dhe një pjese të opozitës.
-Sic po flitet këtu, tha Ruli, Tepelena na del si përfaqësuesja më e denjë në çadër.
Ja p.sh., i ndjeri paska qenë me LSI dhe është bërë me PD.
D.m.th është përfaqësues u kauzës së çadrës.
Kurse Xhafa, d.m.th vjehrri I Lulit, që ka qenë socialist dhe tani është bërë me PD, është përfaqësues tipik i dialogut në çadër.
Tani ky dëshmori na ka gjet në orë të mira me LSI dhe mund t’ia bëjmë ceremoninë bashkë, po ruani Xhafën, se po vdiq, do shkojnë të dy palët ta qajnë fshehurazi tek varri.
Interesohuni me biopsies ne sepse Salibaba eshte nga ata qe u shkakton vdekje te menjhershme njerzve qe kerkon t’i motivoje,sic ka zhdukur te tjere
Pra ndaj évida Saliu,qe t’a shpalljen héro sic shpalljen Azem trafikun