Ka dy ditë që në çadër ka plas debati nëse bëri mirë Luli që takoi Koçon apo jo. Të dy palët kanë argumentet e veta. Po përpiqem t’ua përshkruaj ato.
Pala që ka rregulluar takimin, thotë që ka bërë mirë. Sipas tyre Edi e do shumë Koçon dhe kur ta shikojë që ia ka marrë Luli, do ti priten gjunjët dhe do ta zërë paniku. Shumica e këtyre njerëzve në çadër, janë njerëz që kanë punuar me Fatos Nanon.
Kundër këtij takimi janë disa militantë të PD, që nuk e kuptojnë situatën. Janë ata që kanë pas kundërshtuar dikur dhe paktin mes Nanos e Doktorit, pasi nuk kanë vizion.
Unë kam mendimin tim që nuk është i ngjashëm as të parin as me të dytin.
Unë e shikoj këtë takim të vlefshëm nga ana psikologjike. Luli ka nevojë të njohë njeriun më të afërt të Edit, pasi kështu kupton se si është ai. Duke njohur Koçon nga afër, duke dëgjuar fjalimin e tij, duke marrë idetë e tij, Luli arrin ta lexojë më mirë kundërshtarin e tij real, pasi njef njeriun që ka pas afër. Kjo i jep atij shumë shanse të krijojë strategjitë e tij sulmuese dhe mbrojtëse. Kjo i pasuron atij fjalorin dhe i rrit ndjeshëm përfytyrimin real për kundërshtarin.
Nga ana tjetër mendoj se ky afrim ka dhe problemet e veta, pasi deri më sot njerëzit që e kanë rrethuar Lulin, janë profil i ulët, servilë dhe njerëz që nuk kanë guxuar ti japin ide apo mendime. Kur shikon Koçon dhe aftësinë e tij për t’iu imponuar që në takimin e parë, Luli mund të futet në panik, që nuk ka mundur të ketë një këshilltar të tillë. Por e përgjithshmja mendoj se është pozitive. Luli ka kaluar një provë të fort me këtë takim.
Edhe deputeti Ruli që ishte në çadër sot, ishte shumë afër mendimeve të mija për këtë çështje. Dhe ai tha se prova që ka kaluar Luli është e fortë. Dhe ma ilustroi me një anektodë.
-Ishte njëri që donte të takonte Mbretin dhe i thanë se duhet të kalosh disa prova të vështira. Ishin tre prova.
Në fillim do kalonte në një dhomë me zjarr, pastaj në një kafaz ku është një Luan dhe duhet ti priste thonjtë dhe në fund të bënte seks me një plakë.
Ky njeriu ishte i vendosur. E kaloi pa problem provën e parë që ishte dhoma e zjarrit.
Pastaj hyri tek kafazi i Luanit të cilit duhet ti priste thonjtë. Të gjithë po dëgjonin me ankth. Në vend të ulërimave të njeriut, filluan të dëgjohen ulërima të Luanit dhe përleshje. Zgjati disa minuta. Pas pak u vendos qetësia dhe ky tipi del duke shkundur rrobat nga kafazi. Të gjithë menduan se ja kishte prerë thonjtë Luanit dhe kishte shpëtuar.
-Ku është ajo plaka ti pres thonjtë tani,- tha, se me Luanin mbarova punë?
Aty e kuptuan të gjithë se ia kishte ngatërruar detyrat. Në vend ti priste thonjtë Luanit e të bënte seks me plakën, ai kishte bërë seks me Luanin… Kështu po e bën dhe Luli. Kaloi provën e zjarrit në ëadër, bëri seks me Koçon, tani duhet t’i presë thonjtë Doktorit. Se vetë e ka fajin që ngatërroi radhën.
shume e forte kjo barsalete, i madh Mero dhe ” Ruli “