Deklaratat e deputetit “kaubojs” se do të largohet nga PS dhe se kalon në opozitë këto dy javët e fundit, ka ngjallur shumë debate sot në çadër.
Frika që ka çadra është se me popullaritetin që ka kaubojsi, mund të na zëvendësojë opozitën në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë u bënë shumë debate dhe shumë nga opinionet janë të bindura se kjo është një lojë e rrezikshm e Edi Ramës.
Ja disa prej argumentave:
Të parat që rrezikohen janë votat e Flamur Nokës.
Për çdo demokrat, “kaubojsi” nuk është më budalla se Flamur Noka, por është më interesant se ai.
Kjo do të bëjë që gjithë ai elektorat që e voton Flamurin si budalla, mund të votojnë “kaubojsin”.
Nga ana tjetër, “kaubojsi” është më interesant se deputetja seksi e Peqinit, sa i përket debateve seksuale. Kjo mund të bëjë që gjithë ata demokratë që nuk kanë mundësi të votojnë për deputeten seksi të Peqinit, mund të votojnë për “kaubojsin”.
Po kështu, për shumë demokratë, “kaubojsi” është ekonomist më i zoti se Enno me dy “n”, pasi ka mbajt gjithë ato fjalime për sipërmarrjet në Kuvend dhe ka bërë thirrje që deputetët të punojnë për interesa personale.
Kjo mund të bëjë që edhe elektorati i Enno me dy “n”, të votojë për “kaubojsin”.
Një tjetër rrezik është dhe elektorati i Palokës.
“Kaubojsi” ka provuar që është njeri i besës ndaj të fortëve dhe nuk i lë ata në baltë, siç ka pas lënë Nehatin, Ed Paloka.
Ai përshembull vizitoi “Santa Quarantën” në Sarandë dhe shprehu mbështetje për Balilin pas shpalljes në kërkim, ndërkohë që LSI u distancua.
Kjo mund të bëjë që gjithë të fortët që kishin idhull Ed Palokën, të kenë tani “kaubojsin”.
Në rrezik janë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe lidhjet me emigracionin që mbulon Aldua.
Me performacën e tij dhe lidhjet me Vatikanin, “kaubojsi” do nxjerr jashtë loje dhe votuesit e Aldos dhe PD mund të katandiset shumë keq.
Po kaq të rrezikuara janë dhe votat e Ben Ristanit, i cili pretendon se mban afër PD gjithë pijedashësit.
“Kaubojsi” është filmuar duke pirë tetë shishe verë radhazi dhe në këtë pikë do ta eklipsojë dhe Ben Ristanin.
Në fund, “kaubojsi” rrezikon t’i marrë flamurin e anti-komunizmit dhe Enkeled Alibeajt, pasi ka bërë disa herë thirrje për të ndihmuar pasardhësit e Dom Nikollë Kaçorit, i cili u mënjanua nga komunizmi.
Nuk e ka të sigurtë votën dhe elektorati i Strazimirit.
“Kaubojsi” nuk mund të përfytyrohet pa dy pistoleta në brez, kështu dhe që dhe votuesit e Strazos mund të rrjedhin drejt “kaubojsit”.
Kështu, sipas gjithë debateve në çadër, “kaubojsi” doli si deputeti më gjithëpërfshirës i Kuvendit, që po rrezikonte shumë të zëvendësonte PD në opozitë, nëse nuk merrnim pjesë në zgjedhje.
Deputeti Ruli, që po ndiqte debatin, ndërhyri në fund.
-Të gjitha këto që thoni për “kaubojsin” janë të vërteta, tha, por ne kemi mundësi ta shmangim katastrofën.
Futemi në zgjedhje dhe “kaubojsit” nuk i ngelet asnjë votë, pasi ja marrin “kaubojsat” tanë.
Dhe të mbajmë një mut heshtje për fatin e keq të qadrës ! (cit. Cowboy)