Sot në mëngjes në çadër për pak plasi sherri. Shoku im nga Laçi, ishte gjithë nerva dhe donte të rrihte dikë.
U përpoqa ta qetësoj.
Kishte ndodhur diçka e rëndë. Disa aktivistë të LGBT, kishin kërkuar të hiqet çadra, se do bëhet marshimi i LGBT, pasi kanë paradën.
Shoku im ishte nxehur shumë dhe po bërtiste.
-Sa të jem unë këtu, nuk kalonë ai holandezi b.q.. këtu.
Aq shumë po bërtiste sa dikush lajmëroi Kunatin dhe disa ish policicë që na ruajnë çadrën.
Ata erdhën dhe pa paralajmërim e rrahën shokun tim.
U bëmë të gjithë keq.
Shoku im bashkë më të vetët ikën nga çadra të tërbuar dhe u ulën përballë tek “Piramida”.
Shkova t’i qetësoj.
-Vallai na kishin thënë që kjo parti b..q.., por të shkojnë deri këtu me më rraf për ta, se dija.
Të tjerët i mbanin anën dhe shkuan më tej duke sharë Lulin.
-Si ka mundësi t’u hapë rrugë atyre thoshte,- ai tjeri. Ky gjoja është dhe i djathtë.
Ashtu siç ishin bën plan të sulmonin çadrën dhe të kundërsulmonin ata që i rrahën, për të vënë nderin në vend.
U ktheva në çadër e shqetësuar t’u tregoja për situatën.
-Ata djemtë janë mërzit shumë,- u thashë, dhe mund të bëjnë ndonjë budallallëk. Janë nxehur shumë që i rrahët për ata të LGBT.
-Jo, tha ish polici që i rrahu. I rraha se shanë Lulin si B..q.. holandez.
-Jo i thashë jeni keqkputuar. Ai e ka për ata, të LGBT që u thotë hollandez.
Pati një lloj reflektimi.
-Po ne menduam se po shanin Lulin,- tha ai.
-Jo i thashë jeni keqkuptuar. Duhet t’u kërkojmë falje.
-Jo unë nuk kërkoj falje për punë b..q..,- tha ish polici.
Kështu debati vazhdoi dhe unë po përpiqesha të ulja gjakrat.
Shkova prap tek laçianët e zemëruar. U shpjegova situatën. Më shikonin me dyshim dhe nuk besonin.
-Po kjo keka dhe më keq,- tha shoku im. Dmth ata dyshojnë se ne mund të shajmë dhe Lulin. Po ne na paska ik kot sakrifica 60 ditë e këta na menojnë si njerëz që mund ti themi Lulit b..q… Por kjo keka fundi i botës.
Në përpjekje për t’i pajtuar u ktheva prap në cadër.
Kishte ardhur dhe deputeti Ruli.
I shpjegova gjithë situatën dhe i kërkova një mendim si mund t’i zbusnim djemtë nga Laçi.
-Çtë të them unë vajzo qenka ngatërresë me zarar,- tha Ruli. Se merr njeri përsipër këtë punë, ta ndajë kush është b..q., e kush jo. Më mirë vëmë një çarçaf të bardh tek çadra jashtë nga ana e “Piramidës” dhe shkruajmë “O laçjanë ju bëjmë be/ B..q.. jemi ne”. Vetëm kështu mund të zbuten dhe nuk e merr njeri përsipër kush e bëri sherrin.
O Genc Ruli ,o njeri pa shtylle kurrizore, a e kupton se bota po tallet me ty, e ti si krenar i dhier ngerdheshesh ma Sali e Lul trapin.