Sot në çadër u vendos që të dielën të bëhen prova gjenerale për protestën.
Deputetët e PD të caktuar për bllokimin e rrugëve do bëjnë prova për bllokimin gjatë ditës së dielë për të parë reagimin e popullit.
Aldua do të jetë në Laç.
Ky shoku im do t’i bjerë nga pas makinës së Aldos.
Aldua do dalë nga makina, do nxjerrë automatikun dhe do kërcënojë.
Trafiku do bllokohet dhe pastaj do shikojmë reagimin e njerëzve.
Muli do shkojë drejt Kavajës.
Ai do bëjë sikur ka defekt në autostradë dhe nuk do hapë rrugën.
Në krah do t’i shkojnë dy demokratë kavajas, sikur e ndihmojnë.
Trafiku do bllokohet dhe do shikohet reagimi.
Ristani do dalë tek tuneli i Qafë Krrabës.
Do bëjë sikur ka pirë një gotë dhe do t’i bjerë murit të tunelit.
Pastaj dy demokratë do t’i shkojnë në ndihmë dhe do bllokojnë rrugën.
Grida do shkojë në Durrës dhe do bëjë sikur përplas makinën me Osman Stafën, që ka qenë kryetar i PD.
Do dalin të dy nga makina e do bëjnë sherr kush ua shiti votat tek Gjushi.
Pasi të grumbullohen njerëzit, do shikohet reagimi.
Deputetja seksi e Cërrikut do bllokojë rrugën Elbasan- Cërrik.
Ajo do t’i zërë rrugën një mashkulli dhe do ta akuzojë se tentoi ta përdhunoi.
Kjo do shkaktojë habi dhe do t’i vërsulen njerëzit atij ditëziut.
Pastaj do shikohet reagimi.
Kështu do veprohet dhe në akset e tjera rrugore.
Në fund të çdo prove, deputeti i PD do thotë: “S’ka zgjedhje më 18 qershor. Rroftë Republika e Re”
Skenari u përsërit disa herë në çadër, që njerëzit të jenë të qartë.
Deputeti Ruli, që po e ndiqte me vëmendje situatën, ndërhyri.
-Unë mendoj, thaë të mos e bëjmë me deputetët që do kemi në aksion pasnesër këtë provën gjenerale.
-Po pse mos ta bëjmë, tha Luli? Atyre duhet t’u dalë droja.
-Dakord jam, por mund t’u dalë dhe boja, pasi hanë një dru që nesër dhe ku të gjejmë të tillë si këta pasnesër. Prandaj kam një ide më racionale.
-Po të dëgjoj, i tha Luli.
-Konsultohuni me Doktorin dhe më mirë caktojmë një dëshmor të dielën, kujt t’i bjerë shorti.
Pastaj të hënë me arkivol në krah para Kryeministrisë dhe hyjmë brenda.
Të martën s’ka ku ta bëjnë takimin ata.
-Kjo është fantastike, tha Luli. Po ku ta gjej Doktori dëshmorin?
-E gjen ai po të dojë, tha Ruli. Zakonisht cakton bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, tha Ruli.
-Me sa di unë, Flamurin ka njeriun më të afërt, tha Luli, i skuqur në fytyrë.
-Jo jo, tha Flamuri, ai ka tre vjet që nuk më flet më. Unë di që vetëm me ty komunikon.
-Jo, unë jam numri 1 i partisë, tha Luli. Po flasim per numrin 2.
-Mos u zini, tha Ruli, se e zgjedh vet ai dhe nuk tregon. Atij që do t’i bjerë shorti, s’do kuptojë gjë. Mjerë ne që do ta qajmë më pas.