Sot në çadër vendosëm të bëjmë një sërë propozimesh publike për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, përmbushja e të cilave do të vendosë fatin e bisedimeve dhe hyrjen në zgjedhje.
Propozimet i grumbullova nga konsultimet me banorët e çadrës dhe i përmblodha në këto pika.
Sa i përket ofertës për president, ne nuk duam as presidentin tonin, as të atyre, por të zgjidhet nga populli.
Nëse Edi Rama bie dakord për këtë, ai duhet të japë dorëheqje nga kryeministër dhe të bëjë qeveri teknike.
Nëse bie dakord edhe për këtë, ne nuk hyjmë në zgjedhje, nëse opozita vendos kandidat, pasi po vendosi kandidat, ata e fitojnë se kanë kanabis.
Votimi të bëhet elektronik.
Por nëse shumcia bie dakord për këtë, kompaninë nuk duhet ta zgjedhin me tender, por ajo duhet të caktohet nga opozita.
Nëse bie dakord dhe për këtë, atëhere duhet që të mos ketë komisionerë të shumicës në zgjedhje, pasi ata kanë në favor kanabisin.
Ndryshe nuk hyjmë.
Të marrin pjesë gjithë emigrantët në votime.
Por meqë shumë emigrantë janë të manipuluar nga qeveria, qendrat e votimit të kenë komisionerë vetëm të PD.
Në votime duhet të marrin pjesë shqiptarë të Kosovës, Preshevës, Mali i Zi dhe shqiptarët e Maqedonisë, pasi ata janë shqiptarë dhe kanë të drejtë të vendosin për fatin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Komisionerët në Kosovë t’i caktojë LDK , në Maqedoni Mendu-ja, kurse në Preshevë, Kreshnik Spahiu.
Në Mal të Zi le t’i lëmë neutralë.
Ndryshe nuk hyjmë në zgjedhje.
Qeveria teknike që duhet të krijohet prej nesër, duhet të trefishojë rritjen ekonomike, të hapë 500 mijë vende pune, ku të punësohen demokratët e mbetur pa punë dhe të trefishojë rrogat.
Ndryshe nuk hyjmë në zgjedhje.
Tur Zheji dhe Qim Peka të ndalin replikat se kush paguhet më shumë nga Rama, e kush nga Meta, pasi kanë ngjallur zili në çadër dhe kanë destabilizuar dezhurnët, të cilët paguhen tre mijë lekë të vjetra.
Ky është një sherr i nxitur nga qeveria dhe duhet të marrë fund, ndryshe nuk futemi në zgjedhje.
LSI duhet të marrë shembullin e Andi Bejtes, që ka dalë në foto dhe me ish- gruan, dhe me gruan e sotme.
Edhe LSI duhet ta ketë mirë dhe me ish- partnerin e saj Berisha, dhe me partnerin aktual Rama.
Ndërkohë ajo bën të kundërtën, ua ka me hile të dyve.
Kjo duhet të korrigjohet, ndryshe nuk hyjmë në zgjedhje.
Presim përgjigje deri të dielë në darkë.
Të hënë bllokojmë rrugët!
Me shume humor.Bukur.
Hahahaha , Megi besoj qe ti ne ditet e periodave perdor vrimen rezerve ne keto dite duhet te ndryshosh edhe mbiemrin nga Pjeshka tek Fiku.hahahhaMegi Fiku ne ditet e periodave.E kena fjalen per fikun e eger.hahaha