Sot ishte një ditë e rëndë në çadër.
Luli erdhi i prerë në fytyrë dhe e kuptuam që diçka e rëndë ka ndodhur.
Të gjithë atë që e mendonim, kishte ndodhur.
Tani ishim fare vetëm.
Pas braktisjes së BE- SHBA, propozimi i Ilir Metës për president na mërziti shumë.
Pas kësaj vendosëm të nisim protestën tonë edhe ndaj LSI.
Por një herë pritëm të fliste Luli.
Ai e sulmoi në fjalën e tij dhe kjo ishte e mjaftueshme për ne.
Por në minutën e fundit erdhi Fahrua dhe na ndaloi.
Tha prisni, se s’ka folur Doktori.
Aty nuk durova dot më.
-Doktori në daç të flasë, në daç jo. Unë e kam nda mendjen ta shaj Ilir Metën, i thashë.
Dhe aty për aty u dhashë urdhër djemve të mij të nisnin të shkruanin parrullat kundër Ilir Metës dhe çdo kandidati për president.
I pari që hodhi parrullën, ishte shoku im nga Laçi:
“Ilir Meta o agjent
Nuk të duam president”.
Pas tij dikush, tha “duhet të shajmë edhe Tit Vasilin”.
-“Tit Vasili – Karafili”, lëshoi njëri një zë.
E pamë që situata nuk ishte serioze dhe ndërpremë propozimet për parrulla kundë Ilir Metës.
Lajmet thoshin se në Maqedoni protestuesit kishin hyrë në sallë të Kuvendi dhe nuk kanë lënë të konstituohet kryeministri dhe qeveria e re.
Kishin goditur Zaevin dhe disa liderë shqiptarë.
Në çadër shpërthyen duartrokitjet.
-Ja kështu do t’ua bëjmë dhe këtyre, thamë. Rroftë Gruevski. Ai është burrë.
-Pusho, tha njëri, se e kanë me shqiptarët këta, d.m.th po sulmojnë shqiptarët.
-Mirë ua bëjnë atyre që shkuan në një tavolinë me Edi Ramën, tha shoku im laçian. Edhe une më Gruevskin jam.
Çadra u kthye e gjitha nga TV dhe po shikonte e mahnitur.
-Këta janë i vetmi frymëzim i joni, tha Luli, ndërkohë që shikonte.
Ashtu si populli maqedonas po vë para hordhitë e Edi Ramës, ashtu dhe ne do t’i vëmë përpara në Tiranë.
Duartrokitje në çadër.
Ishte i vetmi moment që na u ngrit humori.
Shoku im nga Laci vrapoi në një internet aty afër printoi një foto të Gruevskit dhe e vuri në gjoks. Sonte të paktën po e shtyjmë duke parë lajmet nga Maqedonia.