Ditari i Megi Pjeshkës: Deputetja seksi e Cërrikut, në Republikën e re do zëvendësoj Majlindën

2 Maj 2017, 20:06Antena TEMA

Sot në çadër është folur gjatë për Majlindën, Selamin dhe Jozin që kanë kritikuar Bashën. Oratorët që morën fjalën, dënuan veprimet e tyre si të dëmshme për PD dhe të paguara nga armiqtë tanë.

Fjalimi më prekës ishte ai i deputetes seksi nga Cërriku. Ajo dha vizionin e saj për Republikën e re, që do ishte pa Majlindën, Selamin dhe Jozin.

‘Të dashur miq!

Në orët e fundit, Republikës së re po përpiqen t’i vënë gurë nën rrota personazhe të Republikës së vjetër. Ata po përpiqen të kritikojnë udhëheqësin tonë Lulzim Basha me shpresë, se duke vrarë atë, ata vrasin ëndrrën për Republikën e re.

Por ata gabojnë.

Republika e re, është modeli i qeverisjes së Shqipërisë, ku askush nuk mund të sulmojë, kritikojë apo fyejë liderin e kësaj Republike.

Republika e re do të ketë rregullat e saj, dhe njerëzit do të jenë të lirë të kundërshtojnë Republikën e vjetër dhe personazhet e saj, por jo njerëzit e Republikës së re.

Këtë nuk mund ta lejojmë kurrë.

E pashë postimin e Majlindës. Ajo mendon se duke qenë se Republika e vjetër i ka besuar lidhjet me Evropën është bërë deputete seksi. Republika e re do veprojë ndryshe. Unë për shembull që jam deputete seksi, do marr përsipër lidhjet me Evropën. Pasi i duhet gjetur njeriut punë, e jo punës njeriu. DHe keni për ta parë se si do vijnë nga pas këta pleqtë Doul e Hahn. Kurrë nuk kam për t’ua varur pa më thënë Lulzim Basha.

Në vend të Jozit do vëmë Silvin. Është e vërtetë që Jozin e mbajnë si besnike të Doktorit, por ama duket që nuk e ka pas genetike. Se Jozi bënte sikur frymëzohej nga Doktori dhe vepra e tij, por Silvit i ka lëvizur dhe fëmija në bark për Doktorin. Jozi se ka provuar këtë ndjesi.

Në vend të Selamit do vëmë Salianjin. Është e vërtet që Selami ka qenë kryetar historik i PD dhe ka bërë betejë me Doktorin, por Salianji është më i fortë në këtë pikë. Ai ka bërë betejë me Belind Këlliçin, që është i dërguar i Amerikës në PD. Tani që po futemi në luftë me Amerikën dhe Evropën, natyrisht që kemi nevojë për njerëz të betejave të mëdha si Salianji. Se kjo nuk është një betejë e lehtë, por siç i themi ne andej nga Elbasani, kjo punë do bythë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje