Ditari i Megi Pjeshkës: Enigma pse Luli gëzohet, që s’ka afat për regjistrimin në zgjedhje

29 Prill 2017, 19:04Antena TEMA

Sot na lajmëruan me urgjencë se është gjetur zgjidhja dhe zgjedhjet morën fund.

Në orën 09:00, kur ngrihet flamuri në çadër dhe këndohet himni kombëtar, si rrallë ndonjëhere, kishte ardhur vet Oerdi.

Pasi mbaroi këndimi i himnit, Oerdi doli në qendër të çadrës të na kumtojë lajmin e madh.

-Sot dua t’u komunikoj lajmin e madh që e kishim mbajtur fshehur, tha ai. Zgjedhje nuk do ketë, pasi zgjedhjet janë të paligjshme.

Ne pamë njëri- tjetrin në sy .

-Po ketë e kemi thënë çdo ditë, i thashë unë.

-Jo, tha, nuk do ketë. Kemi llogaritur ditët dhe i bie që është shkelur afati sot. Pesëdhjetë ditë para zgjedhjeve ishin dje, jo sot. Sot janë 49.

Ai fliste dhe ne filluam të numërojmë të gjithë me gishta.

Disave u dilte 49, disave u dilte 50.

Ky shoku nga Laçi shikonte i çuditur dhe u ankua, se ai ka vetëm dhjetë gishta, dhe ishte e pamundur të numëronte deri në 50.

Filloi debati, por Oerdi ishte i prerë.

-Nuk kanë nga luajnë, tha. I kemi kapur, zgjedhje nuk do ketë! Kjo ishte arma jonë sekrete. Nuk po e dekonspironim derisa kaloi afati.

-Po çfarë pune kemi ne me zgjedhjet, i thashë unë, ne nuk do marrim pjesë.

-Puna është që as ata të mos marrin pjesë dhe të shtyhen, tha ai.

Filloi përsëri debati.

Disa numëronin me gishta, disa me celularë, tundnin kokën në shenjë mohuese…

-Ky ishte plani ynë sekret, përsëriti Oerdi. Tani po të duan le të bëjnë zgjedhje, se do përballen me ortekun popullor. Afati ka kaluar, nuk quhet.

-Po ndonjë plan tjetër kemi përveç këtij, i thashë unë?

-Jo, tha, ky është kryesori dhe duhet ta theksojmë gjithë ditën këtë. Na duhet patjetër.

Nuk po kuptonim gjë.

Pastaj në mbasdite erdhi Luli.

Dhe ai tha të njëjtën gjë.

Por sapo mbaroi, dikush e mori në telefon në anglisht.

Luli iku pak më tutje dhe filloi të fliste.

-Nuk hyjmë dot, thoshte, ka mbaruar afati që dje. Nuk mundem. Ne nuk shkelim dot afatet. Ka mbaruar kjo punë. Po të kishte afat, po.

Dikush nga Brukseli me sa duket po e kërcënonte dhe ai po mbrohej me afatin.

Ai andej i thoshte se do inkurajoj deputetët të kandidojnë të pavarur…

-Si është kjo puna e afatit, pyeta deputetin Ruli, që kishte mbërritur në çadër dhe po dëgjonte bisedën anglisht të Lulit

-Ç’të të them vajzo, se si është, tha. E ke parasysh kur del ndonjëhere me të dashurin nga Laçi ti dhe s’ke qejf të bësh seks dhe i thua “jam me ato”, nuk është dita? Dhe këta nuk duan të hyjnë në zgjedhje, por nuk ua mban ta thonë dhe thonë që nuk është dita e duhur.

1 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Enigma pse Luli gëzohet, që s’ka afat për regjistrimin në zgjedhje”

  1. Kecka says:

    Kendohet hymni I hajdutave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje