Ditari Megi Pjeshkës në çadër: Po punojmë, luftojmë dhe jetojmë si në rrethim

1 Maj 2017, 21:15Antena TEMA

Sot Luli ka qenë i stresuar.

Disa europianë i kanë bërë shantazhe në telefon dhe i kanë kërkuar të dalë nga çadra.

Por ai rezistoi.

Pasi mbylli telefonat me ta, na bëri nëj tablo sinoptike të armiqve të jashtëm që duan të prishin çadrën, në bashkëpunim me armiq të brendshëm, dhe na u betua se nuk do ta tradhtojë kurrë revolucionin.

Pas kësaj, në çadër shpërthyen duartrokitje dhe rapsodi ynë mirditor këndoi këtë këngë:

Jam Lul Basha trim me flete,

Kur flas une kuptoj veç vetë,

Nese digjesh krejt Shqipni,

Une nuk mbaj pergjegjesi.

 

Nga Uashingtoni e Brukseli

Orë pas ore bile teli

Po Lul Basha nuk dorëzohet

As trembet as turpurohet

 

Një mesazh me tre pika

Në guzhinë tek Amerika

Gatuar nga armiqtë tanë

Do heq cadrën në Tiranë

 

Ne përgjigjen kemi gati

Nuk pranojmë, s’na del hesapi

Nuk na dalin llogaritë

Ndaj në rruga na ke përditë

 

Ne Kavaje do shkoj me shokë,

Kemi luftë, nuk kemi llogje,

Do marr burra, do marr gra,

Le të bëjnë ca dijnë me ba.

 

Unë jam Republikë e re

S’pyes Amerike e BE

Po bëj gati revolucionin

Vec Berishës ja dëgjoj zonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje