Ditari i Megi Pjeshkës: Paloka rrëfen pse nuk e mori Luli me vete

4 Maj 2017, 20:01Antena TEMA

Lajmi se Luli do të takohej përsëri me Ramën na erdhi papritur.

Askush nuk e dinte se do të ndodhte.

Dyshimet e para filluan në mesditë, kur Luli erdhi në çadër dhe filloi të lozte shah me disa protestues, të cilët janë profesionistë.

Nga mënyra si lozte dhe sa i përqëndruar ishte, dukej se po përgatitej për diçka.

Por askush nuk dinte asgjë.

Edhe zoti Nishani nuk ishte në dijeni.

Luli foli me Fevzon në telefon dhe ja rregulloi që Nishani të shkonte në studio tek “Opinion” për të regjistruar intervistë mbasdite.

Më pas u bë e qartë se Luli nuk kishte dashur të kishte në Presidencë, as Palokën, as Nishanin, pasi nuk fliste dot lirshëm me Ramën.

Këto i zbuloi Paloka në rrëfimin e tij në çadër:

“Herën e thkuar unë itha në në siklet pasi sa here merrte fjalën Luli, drejtohej, bënte sikur shikonte nga kamera dhe fliste.

Rama u bezdis disa herë dhe i thoshte:

-O Luli, po fol tamam o burrë, ca më flet si në TV.

Në fakt dhe Bujari u vu në siklet.

Për një moment, Rama u mërzit nga mënyra e të folurit të Lulit dhe u ngrit e iku jashtë, piu cigare.

Ne ngelem vetëm me Gramozin.

Luli u vu në siklet dhe iku në banjë.

Kur ngela tek e tek me Gramozin, I thashë:

– Mos ja vë re se është i stresuar.

-Po ça ka mor derëbardhë, më tha Gramozi, nuk e ha njeri. Të na tregojë hallin e t’ia zgjidhim.

-Ka emocione, i thashë, se kur na përcolli Doktori, mu drejtua mua: Më mba në dijeni për çdo gjë.

Dhe ai është i thqetësuar.

Luli priti në banjë sa erdhi Rama, dhe pastaj doli.

Kështu që ai nuk ngeli vetëm në asnjë moment me Gramozin.

Kur erdhi, më gjeti mua duke bërë muhabet me Gramozin dhe u çudit shumë.

I thashë nuk po flasim për marrëveshjen, por muhabet kot.

Edhe Jari u vu në siklet dhe tha, “po deshët dal unë, flisni lirshëm”.

Po Luli kundërshtoi dhe tha “rrini këtu, asnjë të mos iki. Nuk kam gjë për të fshehur”.

Kështu bisedimet shkuan dëm tre orë.

Tani që janë vetëm për vetëm, mund të flasin më lirshëm, por duhet që Bujari t’i lërë vetëm.

-Po çfarë ka për t’i thënë vetëm Luli, e pyeta unë, që nuk ja thotë dot në sy të Bujarit?

-Do t’i thotë “ti je Noriega i Shqipërisë”, siç e ka porositur Doktori,  por ka frikë se mos pyet Bujari kush është Noriega, dhe vihet në siklet.

Herën e kaluar nuk ja tha dot, ndaj e tha Doktori sapo përfunduam.

Sot po nuk e tha Doktori, do t’ia ketë thënë Luli.

1 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Paloka rrëfen pse nuk e mori Luli me vete”

  1. shqip says:

    Hahaha. E forte kjo. Ne fakt pedja eshte tragjikomedi. Te qash e te qeshesh njekohesishte. Gjeja qe me ben pershtypje eshte e qeshura , ose e zgerdhimja e Lylit. Njeriu eshte emocional . Qesh, merzitet, nxehet , etj. Ky tipi , Lyli i qadres i ka te gjitha keto , mirepo i ngaterron shume . Me siguri doktori i qadres i ka dhene ca nga ato ilaçet e tija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje