Sot në çadër vendosëm të japim paralajmërimin e fundit. Strazua i cili ka gjithnjë ide origjinale, kur vjen puna për luftë, na sugjeroi të bënim një ceremoni varrimi për kabinetin qeveritar.
Debati ishte i fortë, pasi Flamuri nuk pranonte, që çadra të merrte pjesë në varrimin e kabinetit.
-Me kanun, ai që të vret, nuk merr pjesë në varrim,- tha Muli.
-Or ti këta nuk janë njerëz, janë komunistë,- tha Strazua. Këta duhet me i vra, e me i qa, se kshu e meritojnë.
Pas shumë debatesh fitoi opsioni i Strazos.
Atëhere u vendos ekipi që do të vendoste kurora.
U bë gjithë lista e qeverisë dhe u caktuan çadristët përkatës që do mbanin kurorën.
Problem ishte puna e Kryeministrit, pasi Luli e shmangu veten nga pjesëmarrja.
Unë propozova të vinte dikush nga LSI, por thanë që është punë që nuk bëhet. Si përfundim u la që kurorën për Edi Ramën ta vendoste Kaçi i Bardhë, pasi ai është dhe zëvendëskryeministri në hije.
Kaçi e pranoi me qejf dhe u muar vetë me përgatitjen e kurorës.
Pastaj erdhi radha e Niko Peleshit. Kurorën e tij e kërkoi Enno me dy “n”.
-Unë do jem si Niko në qeveri,- tha. Ai me një “N” është, kurse unë e kam emrin me dy “n”.
Kurorën e Ditmir Bushatit e kërkoi Aldo Bumçi.
-Ma lini mua tha, se dua të marr hak, që më ka hequr gruan nga puna dhe me duart që i dridheshin nga emocioni mori kurorën.
Kurorën e Fatmir Xhafajt e kërkoi vetë Flamuri. Aty Strazua u skuq në fytyrë.
-Kjo është Republikë e re,- tha, dhe nuk mund të kemi të njëjtët ministra. Unë mendoj se kurora më takon mua se dua të marr hak dhe si antikomunist.
-Po mua pa kurorë do më lini,- tha Flamuri.
-Jo po ti do mbash kurorën për Saimir Tahirin,- i thashë unë. Na duhen dy kurora për Minstrinë e Brendëshme, se gjithë ai kanabis.
Kështu situate u qetësua.
Pastaj erdhi kurora e Mimi Kodhelit. Fatja, u bë gati të vraponte ta merrte, por e ndala.
-Do t’ia japim dikujt nga tanët,- I thashë dhe sytë më shkuan tek deputetja seksi e Cërrikut.
-Ty të takon,- i thashë. Je beqare, je seksi dhe të shkon puna mes ushtarëve. Ata nuk kanë pretendime.
Deputetja seksi e Cërrikut më falenderoi me një buzëqeshje të sinqertë që i mbuloi fytyrën.
Pastaj erdhi radha e kurorës Ben Ahmetajt.
-Këtë ma lini mua thashë se bën si garip me femra. Ta provoj një here të më shikoëj mua me kurorën e tij.
Pati disa pakënaqësi rrotull meje, por nuk doja ti dëgjoja. E dija që ishin femra, po nuk e dija që kishte kaq shumë femra që e donin të vdekur nga çadra.
Pastaj para meje u shfaq Oerd Bylykbashi.
-Po mua do më jepni ndonjë kurorë,- tha?
-Merr këtë të drejtësisë,- i thashë, – se ajo të shkon.
-Jo nuk e marr dot se është i LSI tha. Ata i duam të gjallë se na duhen për qeverinë tonë.
-Ah ke të drejë ti thashë. Jam nxituar kam prodhuar ca kurora tepër, por po i heq. Ti merr këtë të Olta Xhaçkës sa mos të ngelesh pa gjë.
Pamje te renda dhe shqetesuese! As ISIS nuk i bene!
Eshte rasti te thuash Ka zot!
Kafshe vampire! S’ u ngopet me gjake! 26 +4 i’u moret jeten dhe as pendim vrasesi nuk treguat!
Ne koken tuaj or kuror mbajtes!