Ditari i Megi Pjeshkës: Do japim SHQUP-in me qira dhe nuk dorëzohemi!

11 Maj 2017, 19:47Antena TEMA

Sot në çadër ishte një ditë e trishtuar. Qeveria më në fund bleu dhe Bashkimin Europian dhe ata na bënë thirrje të distancohemi nga PD dhe të marrim pjesë në zgjedhje.

Mezi prisnim ardhjen e Lulit mbasdite në çadër.

Si asnjëherë tjetër, fytyrat tona ishin të pikëlluara. Po Luli na dha shpresë.

Në fjalën e tij ai hodhi disa piketa se ku do ta gjejë forcën opozita:

“Siç e dëgjuat, kukumjaçkat duan të na trembin, tha ai.

Disa thonë do vdisni për bukë, disa thonë do vrisni njerëz, disa thonë nuk ja dilni dot pa Europën dhe SHBA.

Unë gjej rastin këtu të përgëzoj ata deputetë kurajozë, që dhe në këto orë të vështira po qëndrojnë në këmbë dhe nuk po dorëzohen.

Falenderimet e mia të para shkojnë për deputetin tonë luftarak, Strazon, i cili në këto orë të vështira, bën thirrje të mos biem në gjunjë.

Ai përfaqëson sot zërin e vërtetë të demokratëve.

Falenderimet tona shkojnë për gazetarët kurajozë që shprehin në publik, atë që ne demokratët mendojmë natë e ditë.

Dikush i thotë psikopat, dikush i çmendur e dikush pervers, vetëm se ka thënë të vërtetën se çfarë meriton ajo diplomate kokëkuqe e zemërkuqe.

Por ai është sot ikona reale e PD dhe demokratëve që po përballen me konspiracionin e madh euro-amerikan kundër PD.

Nderim për atë hero që nuk e trembi as burgu, as policia e Fatmir Xhafës.

Një falenderim të veçantë kam dhe për gjithë ata njerëz kurajozë që i mbyllën gojën një agjenti të Perëndimit, që përpiqet të na japë mend nga Franca.

Është hera e dytë që ai njeri më bie më qafë.

Herën e parë ka qenë 11 maj i 2011, kur më bëri thirrje të mos pranoja mandatin, pasi gjoja votat ishin vjedhur.

Historia do tregojë se kush jam unë e kush është ai.

Tani kam një mesazh shpresdhënës për demokratët.

E di që na presin ditë të vështira, por ne nuk do lëvizim nga çadra.

Çadra do jetë selia jonë tani e tutje. SHQUP do ta japim me qira dhe me gjithë ato zyra që ka, ne mund të fitojmë lekë më shumë se sa do na jepte KQZ.

Plus që nuk e njohim më këtë Republikën e vjetër dhe nuk do paguajmë asnjë taksë.

Katin e parë do ta japim për lokal dasmash dhe vakish dhe fitimet do jenë të mbara.

Po qe se pamë që ra numri i dasmave, do rrisim numrin e vrasjeve dhe do kemi punë.

Katet e tjera do vendosim seli për biznesmenët që nuk njohin Republikën e vjetër, për ta bërë një “free zone” për Republikën e re.

Në katin e tretë do vendosim portalet e Zenit që kanë dëshmuar integritet, sidomos në përballimin e rrethimit euro-amerikan këto kohë.

Ata janë dhe do mbeten shpresa jonë.

Tani kam dhe një mesazh për ata që tremben se mos ndodh diçka e rëndë të shtunën.

Unë do jem me të dy vajzat dhe gruan në Bulevard.

Siç e dini, ato janë të treja shtetase hollandeze, të siguruara dhe nëse i prek dikush, përgjegjësia do bjerë direkt mbi komisionerin Hahn dhe Bashkimin Europian, që nuk mbrojnë dot as shtetasit e tyre në Shqipëri.”

Fjalimi i Lulit na përloti, por na dha dhe shpresë. Tani të paktën jemi të sigurtë dhe të qartë se çfarë do bëjmë.

Do fillojmë të ndërtojmë Republikën tonë të pavarur dhe do luftojmë, punojmë e jetojmë si në rrethim.

Deri ditën e fitores së madhe.

2 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Do japim SHQUP-in me qira dhe nuk dorëzohemi!”

  1. Roberto says:

    Edhe une jam goxha i mallengjyer por desha te di cila eshte kjo Megi pjeshka se po me leshon goja leng apo nuk jane akoma pjeshket? ;-).

  2. Star says:

    Po ra numri i dasmave, do rrisim numrin e vrasjeve qe te kemi pune. -BRILANTE-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje