Lajmi se ishte arrestuar Kaçi, kishte shpërndarë një hije mërzie në çadër.
Kur unë arrita, askush nuk po fliste.
-Çfarë ka ndodhur, pyeta?
-Kanë arrestuar Kaçin, më tha shoku im laçian.
-Ua, si ka mundësi, i thashë! Unë e kisha në krah dje në çadër. Na dha aq shpresë e kurajo për “kaubojsin”.
Na tha rrugën e tij do ta ndjekin dhe intelektualë të tjerë nga Lezha.
-E arrestuan, tha, është e sigurtë.
Paska bërë thirrje të vrasin këtë kokëkuqen e BE në Tiranë.
-Ua, si ka mundësi, i thashë! Po ku e ka thënë?
-Nuk e di, paska thënë t’i thyejmë kafkën kësaj kokëkuqes.
-Ua, sa i guximshëm! Kështu e ka thënë dhe në çadër, po nuk besoja se do ta thoshte publikisht.
Në ndjenjë e fortë simpatie po më rritej për Kaçin, edhe pse kishte qenë komunist.
Fillova të bisedoj dhe me protestues të tjerë në çadër.
Të gjithë flisnin për Kaçin.
Ramë dakord të lajmërojmë mediat.
-Unë po flas me Fevzon, tha njëri, ai mund ta bëjë të madhe.
-Unë do flas me Sonila Meçon, tha një tjetër, se dhe ajo lufton për lirinë e fjalës.
-Unë do flas me Tur Zhejin, e mori përsipër një tjetër.
U bënë shumë vetë që ishin gati të fillonin punën me shtypin, të mbronin Kaçin.
Ndërkohë që në çadër debati ziente, po afrohej “kaubojsi”, dhe pas tij Kaçi.
Çadra shpërtheu në duartrokitje, “Kaubojsi”, “Kaubojsi”…
Pastaj sa panë Kaçin, filluan “Kaçi”, “Kaçi”…
Dhe fare papritur filluan ta hidhnin Kaçin në krah.
-Kur të liruan, e pyeta unë?
-Kush, pyeti Kaçi i habitur?
-Ty pra, se na thanë që ke bërë thirrje t’i çash kafkën asaj kokëkuqes së BE.
-Nuk jam unë ai, tha Kaçi, është Kaç Myftari.
Në çadër ra qetësia
-Më fal, i thahsë, se menduam ngaqë ti nuk përmbahesh për çarje kafkash, dhe mund të të kishte rrëshqitur goja.
-Jo, nuk e kam bërë unë, tha Kaçi, por e ka bërë Kaç Myftari, i cili është heroi ynë sot. Ne duhet t’i dalim zot.
Duke dënuar Kaç Myftarin, ata në fakt duan të dënojnë Doktorin.
Sinjalin që japin duke arrestuar Kaç Myftarin, është sinjal për t’i mbyllur gojën “qytetarit digital” dhe për të rrëzuar tempullin e së vërtetës, që ne mezi e kemi ngritur.
Pra në burg nuk është Kaçi, në burg është Doktori.
Ky është një paralajmërim.
Ndaj unë u them që duhet të protestojmë sikur në burg të isha unë, ose sikur në burg të shkojë Doktori.
Në çadër shpërthyen prapë thirrjet “Kaçi, Kaçi je hero, gjithë PD, ty të do”
-Dua të shtoj dhe një gjë tjetër, tha Kaçi.
Kaç Myftari është Avni Rustemi jonë.
Ne nuk do ta lëmë vetëm.
Doktori do të flasë tani me kryeprokurorin dhe ai pas pak do të jetë në çadër.
Duhet t’i tregojmë Europës, se Reforma në Drejtësi nuk kalon sa të jemi ne në këmbë, dhe drejtësia është në duart e popullit.
Kaç Myftari është Avni Rustemi jonë, pasi kundër tij ka dalë dikush që është shitur në Francë dhe që mbron Vlahutinin.
Por ai do t’u tregojë vendin.
Me sakte Kafshe Myftari shkon me mire.
Mero ju uroj shkrime sa me shume!Por them pse sulmoni nje Njeri,qe flet me fakte(te dhenat i ka merre nga shtypi Kroat)Mire ta heqim fjalen kurve,ja e heqem,ta zevendesojme me fjalen dashnore.Eshte seshte e vertete se ka qene dashnorja e Josipoviq.Eshte e vertete se pretendohet per nje Jugosllavi te re,ku edhe Shqiperia te jete pjese e Saje.Pra esht apo seshte e vertete,qe perpjekjet behen qe Sllavet e Jugut te dominojne ne Shqiperi.Pse thuhet Sllavet e Jugut,dhe nuk cilesohen thjeshte Sllav.Pse nuk ka nje sqarim per ket qeshtje ne media.A duhet qe Sllavet e Jugut te dominojne Ballkanin,dhe dalengadal Europen.A ka bashkepunetore ne ket qeshtje nga Segmente te ditura ne Shqiperi,dhe ne krejt Europen(eshte fjala per dominimin latent te Sllaveve te Jugut ne krejt Europen!)Pra kush fshihet pas Sllaveve te Jugut,dhe pse e thone me krenari ne nuk jemi Sllav,por Sllav te Jugut!Sqaroje Zoteri Baze,sepse ka rreshqitur,dhe shkrimi i perhershem me porosi,eshte i pavlere.Pra nuk po e zgjas,vetem se do shtoj diqka per Vlahutin,ne qofshin te verteta ato qe thuhen dhe shkruhen per Te,atehere te mendoje kush eshte fajtori ne kete rast.Sepse mendimet nuk vlejne vetem per krahun e ashtuquajtur te dobet,por edhe per krahun e ashtuquajtur te forte.Nuk pretendoj ta sqaroj se kush fshihet pas Sllaveve te Jugut,por kerkoj nga profisjonistet ta sqarojne kete qeshtje,sepse sqarimi i im mund te Jet i gabuar.Dhe shtoj Bota eshte e mbushur me djallezi,sikurse ka Shum shprese,dhe Optimizem,Njerezit e shpreses(Optimizmit)perballen dit e nate ,me problemet e shkaktuara nga Njerez qe punojne ne menyre latente per dominim dhe skllaveri,,ndaj kujdo qe nuk i mbeshtet,Dhe Njerezit qe nuk perzihen,por e miratojne ne heshtje me ok,pretendimin per dominim,kujtohen vone kur e kaqja tu trokase tek porta!