Ditari i Megi Pjeshkës: Si e pritëm deputetin “kaubojs” në çadër

9 Maj 2017, 19:50Antena TEMA

Sot ishte një ditë e shënuar në çadër.

Deputeti “kaubojs” ju bashkua koalicionit opozitar.

Pas një vizite në zyrën e Lulit, ky i fundit erdhi në çadër dhe na kumtoi lajmin e madh.

Pastaj para nesh u shfaq vet “kaubojsi”.

Për minuta të tëra vazhduan ovacionet.

Pastaj e mori fjalën vet “kaubojsi.

-Më falni, tha, që po e lexoj fjalimin, se kam emocione dhe shpesh ngatërrohem, po ama jam i qartë dhe nuk e ngatërroj qadrën me zyrën e kryeministrit.

Shpërthyen prapë duartrokitje.

Pastaj “kaubojsi” filloi të lexojë:

“Të dashur zotërinj të qadrës.

I madhi Qurqill ka thënë se… më thuaj qfarë bëre ti për atdheun,… më falni Kenedi ka thënë… mos më thuaj qfarë bëri atdheu për ty, por shiko qfarë bën ti për atdheun.. Desha të them se dhe Qurqilli ka thënë pak a shumë kështu dhe ne duhet me e ditë se ai din diçka nga kjo punë dhe …meqë ka qenë shok…. me Kenedin, d.m.th Kenedi është më i vogël… por po të ishin bashkë do ishin shokë, unë mendoj se e kam pas mirë.

Tani desha me thënë dy fjalë për të ardhmen e opozitës, d.m.th …si do jetë ajo në të ardhme dhe mendoj se ajo duhet me qenë e përgatitun dhe e gatshme me marr pushtetin… se nuk duhet me fitu vetëm Edi Rama, por dhe kjo bëhet përmes opozitës dhe gjërave të tjera.

Unë kam mendimin, se siç ka thënë Galileu,… toka rrotullohet dhe këto punë janë me radhë dhe unë mendoj se do vijë radha jonë dhe unë jam këtu në qadër me ju për t’u mbështet dhe të fitojmë noj send, se ky i mban të gjitha për vete.

Unë kam simpati për çdo njeri që i kundërvihet pushtetit.

Kam pas shku me e falenderu në Sarandë atë Eskobarin, po smund e takova,… por do shkoj prapë…

Shkova dhe sot e takova në zyrë Lul Bashën, se i kam qejf këta që kanë sherre me shtetin dhe them se do fitojmë.

Tani në fund dua të them se kam dëgju Edi Ramën që thotë e dum Veting-un dhe nuk e do opozita.

Po mirë mo vlla nuk ke ndonjë tender tjetër ti veç Vetingut, me ja dhënë opozitës? Këtu duket burrnia.

E dëgjova Doktor Berishën, e tha shumë mire në një intervistë që fliste për Noriegën, se Shqipëria nuk është si Panamaja, se atje e bënte drogën dhe qeveria dhe opozita, ktu e bën veç qeveria, e kjo asht padrejtësi.

Ndaj duhet me i rrëzu këta qelbësira.”

Duartrokitje.

Pastja e mori fjalën Luli.

Ai tha se deputeti “kaubojs” tani e tutje do të jetë pjesë e opozitës dhe kjo është shenjë e fitores.

Duartrokitje pa fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje