Sot në çadër ka pasur një fjalim prekës nga deputetja seksi e Cërrikut.
Me duart që i dridheshin nga emocionet dhe këmbët që mezi e mbanin, ajo u ngrit në mes të sheshit të çadrës, dhe kërkoi të thotë dy fjalë në emër të deputeteve femra të PD, kundër disa deputeteve tradhtare:
“Më duhet të them dy fjalë për disa kolege deputete.
Në fillim dy fjalë për zonjën Bregu.
Ju nuk e njihni mirë zonjën Bregu, pasi e keni mbajt si gjarpër në gji, për tetë vite në pushtet.
Biles ka qenë njeriu më i afërt i Doktorit si zëdhënëse e Qeverisë dhe ministre.
Unë kam të dhëna të sigurta, se zonja Bregu është martuar për interes, ndryshe nga ne që pranojmë të rrijmë beqare dhe nuk martohemi nëse shkelim parimet.
Ajo ka pikasur një pasanik si Beqir Ajazi, një ish- Bej i Tiranës dhe Prezës, pronar i tokave në Kalanë e Prezës, dhe është martuar me djalin e tij naiv.
Qëllimi ka qenë që ajo të përfitonte pjesë në një shtëpi që do bëhej më pas në Prezë.
Kjo zonja ndryshe nga gratë serioze, që kur martohen ndryshojnë mbiemrin, ka mbajtur mbiemrin e saj.
Se kjo Beqirit i do vetëm pronat, jo mbiemrin.
Nga të dhënat e mija, kam zbuluar dhe shumë fakte që të bëjnë vetiu ta urresh atë femër, edhe pse është deputete e PD.
Ajo e ka kompletuar shtëpinë me lugë, pirunë, peceta, jorganë, dyshekë dhe çdo gjë tjetër, të blera jashtë shtetit, dhe ka të tilla dhe tek shtëpia në Tiranë dhe në Prezë.
Biles dhe garderobën e ka dopio.
Ka ndërresa që i mban vetëm në Prezë, edhe pse shkon rrallë.
Ndërkohë që ne shoqet e saj të ndrshme e të varfëra shkojmë blejmë rroba tek gabi, ajo mban rroba firmato kot në shtëpinë e saj të dytë, pa i përdorur.
Ja pra si tallet ajo me gjakun dhe djersën e demokratëve dhe pasuritë e një ish- të burgsori politik për 30 vjet, të cilit po ja bën pasurinë rrush e kumbulla.
Të njëjtën gjë kam dhe për Jozefinën.
Edhe ajo hiqet si parimore, por në jetën reale është një borgjeze e vogël, me mbeturina mikroborgjeze në kokë.
Sipas të dhënave të mija, dhe ajo ka shitë pronat e të parëve të saj dhe i ka bërë shtëpi e pallate.
Ka edhe shtëpi për dimër edhe shtëpi për verë.
Por më e rënda për ne, është që ka dhe një qen.
Në një kohë kur demokratët e varfër, mezi sigurojnë bukën e gojës, ajo blen nga një kg mish në ditë për qenin, pasi e ka të madh dhe e ushqen me mish.
Ndërkohë që ne deputetet femra të Elbasanit, Vlorës apo Lezhës, marrim bukë me vete kur vijmë në Kuvend, ajo aq para i harxhon ushqim për qenin.
Si mund t’i besojmë ne kësaj zonje para Lulzim Bashës, që dhe një pallat që kishte, ja prishën?
Kurrë nuk e ndërrojmë Bashën me këto.
I gënjen mendja se mund t’i prishin mendjen atij kinezit duke e taku kokë më kokë. “
Në çadër shpërthyen duartrokitje të zjarrta.
Më pas rapsodi i çadrës ja mori këgës:
“Poshtë Majlinda e Jozefina
Që i janë dorzu armikut
Prina Lulzim Basha prina
Me deputeten e Cërrikut,
O hej”
???