Përmes një letre drejtuar rubrikës “Antena”, personazhi më simpatik i saj, “deputeti Ruli”, ka kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimit me të, për shkak të largimit nga jeta politike.
Në letër thuhet:
“Të dashur miq të rubrikës “Antena brenda Familjes”!
Sikundër e keni marr vesh, unë kam dhënë dorëheqjen nga jeta politike dhe do të tërhiqem në punët e mia profesionale.
Për disa vite, unë kam pranuar të jem personazhi juaj në një rol të vështirë, pasi më duhej që herë pas here të thumboja miqtë e mi të partisë.
Ky rol më ka shkaktuar shumë probleme.
Fillimisht ja dola t’u mbushja mendjen këtyre njerëzve në parti, se ato që thotë personazhi tek “Antena”, janë krijime artistike dhe jo ngjarje reale.
Por siç ndodh rëndom në Shqipëri, realiteti ja kalon shpesh herë fantazisë së krijuesve dhe në vend që njerëzit në parti të distancoheshin nga “Antena”, ata e imitonin atë.
Kështu, pak nga pak, ngjarjet në parti filuan të imitojnë ngjarjet tek “Antena” dhe mua mu shtua sikleti, pasi çdo fjali që thoja, dukej sikur isha i nxitur nga “Antena”.
Kjo bëri që pas ca kohësh unë të dorëzohesha dhe të merrja përsipër çdo gjë që shkruante “Antena” në adresë time.
Kjo natyrisht mi acaroi raportet me njerëzit e partisë dhe tani jam në një moment ku këto raporte janë bërë të pakorrigjueshme.
Dhe kjo vjen nga fakti, se tek “Antena” kam qenë personazh pozitiv.
Po të isha personazh negativ, si Flamuri, Enno me dy “n” apo të tjerë, do kisha ecur në karrierë dhe do avancoja në detyra më të larta.
Fakti që ju më keni bërë personazh pozitiv, më keni shkurtuar karrierën dhe më keni dëmtuar të ardhmen time.
Për këtë arsye do t’iu lutesha të mos më konsideronit më si personazh, pasi tani do të jem në jetën time private.
Nëse doni që ta ndihmoni PD-në, ju lutem që tani e tutje, njerëzit me vlera caktojini personazhe negativë, që ata të ecin në parti, dhe budallenjtë bëjini personazhe pozitivë, që t’i heqin.
Ndryshe kështu si e keni nisur, do ta shkatërroni partinë, pasi më shumë ministra e deputetë janë bërë nga “Antena” në PD, se sa nga Luli”.
O lugat rul. Leri pordhet se je me i poshter i trashe e spiun se flamur noka. Kur e more vesh se nuk do te ishe ne lista dhe doreheqjen. Pa karakter.
Jo vetem kaq! Z. Ruli, eshte treguar zemergjere, mbasi ka te drejte qe te hedhe ne gjyq Gazeten TemA, dhe te kerkoje edhe nje demshperblim per humbjet e pritshme qe i ka shkaktuar Z. Ruli, nese ai do te vazhdonte te ishte ne politike, dhe sigurisht te kishte perfitime prej saj.
(Kjo me shaka!)
Tani, Antenes i duhet te gjeje nje personazh tjeter ne radhet e PD. Kreshniku na iku, kane mbetur disa koqe si Noka, Ndoka, Duka, Strazimiri, Ristani dhe ca fustaneshkurtra te tjera. Jam i sigurt se Antena do te gjeje nje zevendesues te denje te Z. Ruli.
Po per ndonje shperblim a keni menduar ju te Antenes per Z. Ruli? Shikojeni njehere!