Pas publikimit të listave të ministrave teknikë të qeverisë, brenda PD-së ka një revoltë, të cilën Kunati po përpiqet ta zbusë me disa taktika të tij.
Grupi i parë i të zemëruarve mbërriti në zyrën e tij dhe filloi t’ia bëjë leckë gjithë ministrat.
Por reagimi i Kunatit ishte i paparashikuar për ta:
“Mos e merrni seriozisht këtë gjë, u tha, se nuk është ashtu si duket. Është çështje taktike.
Është një plan i hollë i yni, për të shkatërruar Edi Ramën.
Këto 30 ditë që kanë ngelur duhet një betejë e fortë kundër Edi Ramës.
U menduam gjatë se çfarë profile të çonim ministra dhe na rezultoi që gjëja më e mirë është të çonim disa emra kot, që të shkatërrojnë qeverisjen.
Ja t’ua shpiegoj.
Përshembull, ky stampisti që u bë ministër i Brendshëm.
Ai është njeri nevrik.
Dhe në SHBA ka një urdhër mbrojtje prej tij, jo më këtu.
Tani Edi Rama, po ja mbajti le t’i bërtase atij.
Ai e palos në tokë menjëherë.
Është e sigurtë që do bëjë sherr dhe do bëjmë gallatë.
E thirri Luli, i dha këshilla çfarë të bënte dhe e pranoi menjeherë.
Vetëm kërkoi disa ndere të vogla.
Donte të dinte a mund të përdorte helikopterin e policisë për të kërkuar flori në Mokër, se i kishte ngel merak që nuk gjeti gjë herën e parë.
Luli i dha leje.
Dhe Rama i tha s’ka problem, vetëm të paguajë taksat po gjeti flori.
Ka kërkuar po ashtu, që një javë të marrë pjesë në kampionatin e mundjes që zhvillohet në Tiranë.
Dhe për këtë, Rama i ka dhënë leje.
Kështu që ai nuk ka shanse të punojë gjithë muajin.
Kjo do ta shkatërrojë punën e policisë dhe kështu do paralizojmë Ramën, që do të përdorë policinë për zgjedhje.
Ose kemi këtë rastin e ministres së Punës.
Ne atë mund ta çonim në CEZ p.sh, pasi dhe Ad Çela ka pas mendim të mire për të.
Po pyetëm Gon Kuliçin dhe na tha çojeni tek Ministria e Punës, se vetëm ajo mund t’i shkatërrojë zyrat e punës, pasi i urren, ngaqë ka gjetur gjithmon punë duke njohur shefin, jo zyrat e punës.
Kështu e ke të sigurtë që ajo e hedh në erë atë Ministri dhe Rama do dorëzohet.
S’ka për t’i bërë dot ato 220 mijë vendet e punës që thotë.
Te Financat kemi çuar njeriun e duhur.
Në çdo vend pune që ka qenë, ka përfunduar në gjyq me shefin.
Këtu e ke të sigurtë që për një muaj përfundon duke u rrahur me Ramën dhe bëhet skandal.
Ça t’u them tjetër, se s’du të zgjatem.
Pra, këtë strategji kemi ndjekur.
Kemi fut njerëz t’i shkatërrojmë qeverisjen brenda muajit.
Më të aftë se këta që kemi gjetur, s’ka për këtë punë që na duhen.
Ndaj mos bëni kot si të mërzitur, se duhet të kuptoni qëllimin taktik pse i kemi zgjedhur të paaftë.”
Militantët filluan të qetësohen.
Deputeti Ruli po dëgjonte në qetësi bisedën dhe nuk po reagonte.
-Po ti si mendon, e pyeti një nga demokratët? Është taktikë e zgjuar kjo?
-Po ç’të them unë djalo. Ne u nisëm për qeveri teknike, jo për qeveri taktike. Tani këta na thonë që kjo nuk është teknikë, është taktikë. Si taktikë është e bukur, por kam frikë se është taktikë e Ramës.
Ate ministren e punes dikur e kam perdor dhe une per pune kolaudimi njerezor pas nje aksidenti. Pasi me kolaudoi dola ne regull veglat punonin. Rnoft Republiqa e Rneshme. Perpara me ne pall…jne te gjithe