Flamuri mban fjalimin e parë në Komisionin e Vetting-ut

24 Maj 2017, 21:08Antena TEMA

Siç është bërë e ditur Flamuri është tani anëtar i Komisionit të Vetting-ut, pas Marrëveshjes Rama-Basha. Në fjalimin e tij të parë Flamuri shpalosi vizionin e tij për Vetting-un.

“Të nderuar anëtarë!

Unë du të them disa fjalë, për këtë punë që më kanë ngarkuar.

Pas tre muajsh betejë, ne arritëm të shmangim ndikimin e Sorosit në reformën në drejtësi dhe t’ua kthejmë drejtësinë shqiptarëve. Sorosi që me tentakulat e tij, po përpiqej të fuste hundët në punët e drejtësisë, tani ka dështuar plotësisht.

Kam fol dhe me atë burrin dhe më ka dhënë mbështetje të plotë, kundër Sorosit në këtë Komision.

Prandaj duhet ta marrim punën me radhë.

E para, dua të dalë përgjegjësia kush e ka ftuar Sorosin në fillim në Shqipëri dhe cili ka qenë misioni i tij.

E dyta, kushdo që ka përfituar bursa nga Sorosi të dalë nga sistemi i drejtësisë dhe politika.

E treta, t’i kërkojmë Presidentit Trump ta ekstradojë Sorosin në Shqipëri dhe t’i bëjmë gjyqin në Sheshin “Skënderbej”, meqë në SHBA ai ka miq dhe nuk e dënojnë.

Unë nuk jam shumë i infomuar për shtatë ligjet, pasi dhe ai burri nuk i kishte lexuar mirë, por kemi besim se marrëveshja Rama-Basha, i ka rregulluar ato ligje dhe kanë zhdukur ndikimin e Sorosit nga ligjet e reformës në drejtësi.

Tani është detyra jonë ta fshijmë me fshesë të hekurt çdo mbeturinë të tij në sistemin e drejtësisë.

-Kaq kisha unë,- tha Flamuri dhe u ul.

Dua përgjigje për gjithë këto shqetësime.

Pas tij u ngrit Sekretarja e Komisionit.

Po të përgjigjem shkurt,- tha ajo, për çdo pyetje tuajën.

I pari që e ka ftuar Sorosin në Shqipëri është Sali Berisha dhe ka marrë prej tij financime për shtatë gazetat e opozitës në vitin 1991. Miqësia e tij ka vazhduar.

Nga skena politike na rezulton se gjysma e kryesisë së PD ka marrë bursa nga Sorosi dhe 30 për qind nga PS.

Dyshja Rama-Basha janë të dy njerëz të Sorosit. Presidenti Trump, mund të takohet nesër me Edi Ramën dhe le t’ia bëjë Edi Rama kërkesën në Bruksel.

Sa u përket shtatë ligjeve ata nuk do të ndryshojnë. E vetmja gjë që mund të pastrojmë tani janë disa gjyqtarë dhe prokurorë, por ata më duket se nuk i ka shkolluar Sorosi, por Kreshniku tek plepat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje