Kunati shpjegon fjalimin e Balliut junior: Ka ndikim të fortë nga Fred Xhaferri dhe Lasgushi

2 Qershor 2017, 19:32Antena TEMA

Pas fjalimit të Balliut junior në Pogradec, i cili foli për lindjen e diellit demokratik mbi Liqer më 26 qershor, Kunati ka shpërndarë një mesazh urgjent për shtabet e PD në gjithë rrethet:

“Të dashur miq!

Ajo që ndodhi në Pogradec nuk duhet të përsëritet më.

Çdo kandidat do të ketë një fjalim gjysëm faqe, të cilin do t’ia çojmë ne tekstin me sms.

Ajo që ndodhi me Balliun junior është një defekt që na shpëtoi.

Siç dihet, Balliu i madh ka miqësi familjare me Fred Xhaferrin në Durrës.

Ata rrijnë bashkë natë e ditë dhe me sa duket njerëzit kur rrijnë bashkë, ndikohen nga njëri- tjetri.

Edhe ai në këtë rast, është fiksuar tek ideja që pas fitores së tij, do të ndryshojë dielli.

Fabula që dielli demokrat do të ndriçojë mbi liqen natyrisht na krijon probleme, por unë shpresoj se kjo situatë mud të tejkalohet më një kujdes më të madh tani e tutje.

Nga ana tjetër, Balliu junior duhet patur nën kontroll, pasi babai i ka thënë që të thotë lartë e poshtë, se ka ndikim të fortë nga Lasgushi.

Dhe për këtë ka modifikuar poezinë e Liqerit në versionin demokratik:

 

Mi zall te pyllit vjeshtarak

Dremit liqeri aty këtu,

Ay ndaj fundesh u perflak

Posi me zjarr e me ngjyrë blu.

 

Me flake ngjyrë blu u ndez e kroj,

E vetetiti gjerë në re,

E ylli i dites perendoi

Tani është Repubikë e re

 

Tashi po shuhet nene mal

Rilindja e ngrysur ne zi.

Po ndizen yjet dalë-ngadalë

Dhe dielli demokrat po ndri

 

Ne kete cast perendimor,

Sytë më ngelën lart në re

Kuptoj si shpirtin vjershetor

E kam nga  Republika e re.

Pasi ma tregoi mua, e ndalova ta bënte publike, por ai këmbënguli, pasi më tha se  Lasgushi ka qenë kryetari i parë i PD në Pogradec”.

5 komente në “Kunati shpjegon fjalimin e Balliut junior: Ka ndikim të fortë nga Fred Xhaferri dhe Lasgushi”

  1. Arber Iliri says:

    E madhe, sa me ka pelqy poezia e tipit Lasgush.Po shtoj edhe une nje te vockel:

    E mora Balliun per krahu,
    Dhe matme rruget ca nga ca,
    Sikur na ndiqte nga pas dicka.
    Pa zuri dielli perendoi,
    Pa zuri nata na mbuloi,
    Zura Balliun ta pushtoj
    hahahahahah

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-u..t☆ says:


      Liqeni Tironës
      .
      Liqeni Tironës
      Ka qenë i paparë
      Të rinj e të reja
      Pleq e ushtarë
      Kishte edhe kurva
      Më shumë kurvarë
      Fshehur nëpër ferra
      Gjuajtës ithtarë
      Tek tuk ca sportistë
      e ca peshkatarë.
      .
      Një ditë të bukur
      Nga ujërat kineze
      Sollën një lloj peshku
      Që nuk bëhej meze.
      Kokën sa të Faros
      Grykës si Fariu
      Ç’gjeti në Liqen
      Bisha e përpiu .
      .
      Dhe ky lloj frymori
      S’është autokton
      E kan pru nga jashtë
      Si peshkun Ballgjon.
      Ndaj dhe Ju Antena
      (Nëse e pranoni)
      Mos i thirrni ndryshe
      Thirruni Ballgjoni!

      1. Ee says:

        ????????????????????????????????????????????????????????????

  2. Gazi says:

    Mesa duket Mero paska qejf me e be deputet kete djalin, nisur nga eksperienca qe gjithe personazheve te Antenes iu prin fati ( deri dhe ministra behen )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje