Tani që hetimet për protestusit e helmuar po shkojnë drejt fundit dhe dyshimet kanë mbetur mbi prozhektorët e Kunatit, ky i fundit i ka paraqitur një letër Prokurorisë, ku hedh dyshime mbi helmimin e protestuesve nga farat e thata të Nerënxllarit.
Në letër thuhet:
“Të nderuar prokurorë.
Në kuadrin e hetimit për helmimin e protestuesve, dua t’u sugjeroj në cilësinë e personit që ka dijeni, se ekzistojnë dyshime të besueshme, që masa e protestuesve të jetë helmuar nga farat që janë përdorur gjatë çadrës nga sponsori i çadres, biznesmeni Nerënxllari (Nerënxllari është emër i vjetër i LSI, se tan ka emër grek)
Siç mund të keni qenë në dijeni, Nerënxllari ishte njeriu më aktiv nga biznesmenët në çadër dhe ai na ofroi një sërë produktesh të veta nga frutet e thata për protestuesit në çadër.
Zërin kryesor e zinin farat e lulediellit.
Këto ishin pa racion.
Secili person në çadër mund të afrohej tek stenda e frutave të thata të Nerënxllarit dhe mund të merrte sa të donte.
Pas saj, në vend të dytë ishin farat e kungullit.
Edhe këto ishin shumë të preferuara për protestuesit, edhe pse kishin një shije të çuditshme.
Për Lulin dhe ekipin kryesor të folësve, kishte në dispozicion kumbulla të thata, rrush stafidhe, fara lajthie dhe bajame të hidhura.
Gjatë ditëve që ishim në çadër na ka bërë shumë përshtypje fakti që shumë prej tyre ishin të hidhura, ose me një shije si myk, por Nerënxllari na theksonte vazhdimisht se kështu është shija e frutave të thata me standart të lartë.
Por, siç bëhet e ditur nga një letër anonime që ka ardhur në selinë tonë, kontigjenti i frutave të thata të marra nga Nerënxllari, paska qenë një kontenier i cili është blerë në zonën radioaktive të Ukrainës, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga konventat ndërkombëtare.
Nerënxllari i paska blerë atje frutat e thata dhe i shpërndan në Shqipëri, duke i përzier me disa më të sakta të blera në Turqi.
Në rastin e çadrës na kanë njoftuar se ka sjellë fara luledielli ukrainase dhe fara kungulli ukrainase, të rezatuara dhe jashtë standartit.
Kjo bën që ato të japin efekt pas disa kohësh.
Fakti që të gjithë protestuesit e helmuar, përfshi dhe Lulin dhe Jamarbërin, janë pjestarë të çadrës dhe militantë të përditshëm të saj, dyshimet tona bien mbi farat e Nerënxllarit.
Ndaj i kërkojmë Prokurorisë të vërë në sekuestro farat e thata të Nerënxllarit dhe t’i provojë ato në qenë, mace, shpendë, ose tek djemtë e korpusit “Azem Hajdari” që janë të fuqishëm, për të parë efektet anësore.
Kjo dyshojmë se është një pistë më e besueshme, se prozhektorët e firmës time.
Me respect, Kunati!”
Hahahahaha sa e bukur. Kjo tregon qe te gjithe dolen kunguj pazi i mbajten farat per tre muaj ne bark perjudhe kjo d qendrimit ne cadren sere ku farat e kungullit mbine ne kokat e debileve te PD.Hahahha Nikollaq Neranxi eshte padyshim nje spiun i Grekeve dhe nuk eshte cudi qe te jete bere me qellim kjo gje per te shpetuar aleatin e tyre te vjeter,djalin kopil te Sali Berishes qe quhet Lulezim Basha. Hahjajj