Nard Ndoka: Ëndrra jonë për të reformuar PD në vitin 2000 u bë realitet

29 Maj 2017, 20:44Antena TEMA

Pas debateve të forta brenda PD për listën e saj, ka reaguar dhe deputeti Nard Ndoka.

Në një opinion të tij për këto zhvillime, Ndoka tha:

“Mua më pëlqen që më në fund Lulzim Basha ka ardhur tek vizioni im dhe i Pollos në vitin 2000.

Ne qysh atëhere kemi pasur këtë vizion, kemi dashur të heqim të vjetrit nga partia dhe të gjenim njerëz me lekë që të vazhdonim përpara.

Mbaj mend se dhe atëhere Genci gjeti një marangoz në Durrës dhe unë një pronar restoranti në Tiranë për t’i futur në lista.

Ndaj sot unë dal ballëhapur para PD, për të mbrojtur Lulzim Bashën dhe vizionin e tij, pasi vizioni i tij është vazhdim i vizionit tim, që ka qenë i njëjtë me vizionin e Pollos dhe Shehut.

Unë e kam thënë fjalën time sot.

Edhe Pollo e ka thënë.

Po presim ta thotë dhe Tritani dhe PD të jetë e qetë.

Edhe pse vonë, pas 17 vitesh, rëndësi ka që vizioni jonë u realizua nga një lider i ri, me kurajo të madhe.

Biles ne ishim në kushte më të vështira se sa Luli sot.

Ne për të reformuar PD-në, u desh të takoheshim disa herë me Ilir Metën, të na jepte ndihma financiare dhe ligjore që të vinim në fletë votimi siglën PD.

Luli ka takuar disa herë Edi Ramën dhe ka marrë garanci nga ai për çdo gjë.

Luli e ka gati pa pagesë siglën e PD.

Ne po ashtu na u desh të bëjmë gjyq që të regjistroheshim si Partia Demokrate.

Luli e ka gati emrin Partia Demokratike.

Kështu që besoj se këtë betejë do ta fitojmë dhe reformatorët do dalin të fituar.

Sa i përket debatit a do fitoj PD a do humbasë, kjo nuk është çështja jonë.

Ne jemi politikanë profesionistë dhe kur humbasim, dhe kur fitojmë, jemi në parlament.

E sigurtë është që Luli po fitoi, do bëhet kryeministër, dhe po nuk fitoi, do bëhet kryetar opozite.

Ajo që kërkojnë armiqtë e tij, që të bëhet refugjat në Hollandë, nuk do lejohet.

Biles ata duan ta frikësojnë, duke hapur fjalë sikur Kunati i tij e ka helmuar në miting përmes llampave të prozhektorëve që ja kanë drejtuar Lulit dhe militantëve rrotull tij.

Por Luli nuk është nga ata që trembet.

Për më tepër, ai më garantoi sot, se nëse policia apo prokuroria, do të guxojë të prekë Kunatin për këtë gjë, ai është gati të hyjë në vend të tij në qeli në burg.

Ky është lideri i vërtetë shpirtmadh që ka PD, dhe jo ata që e shajnë dhe që nuk bëjnë sakrificën më të vogël, as për kunetërit e tyre”.

3 komente në “Nard Ndoka: Ëndrra jonë për të reformuar PD në vitin 2000 u bë realitet”

  1. Peço says:

    Bravo “Nardi”, ashtu të lumtë, përpara për “Republikën e Re”! Një republikë pa ty, o shpirt, do të ishte si një plakë e vyshkur, tërë rrudha dhe aspak seksndjellëse. Ti i jep freskinë dhe rininë republikës së re, për të cilën nuk po na zë gjumi sa të vijë.

  2. Majmuni says:

    Vizioni yt!!?? Ik e pall!!

  3. ASLLAN says:

    Nuk eshte Nardi ky ha ha eshte Mero…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje