Kunati vendos një tufë lule tek pallati i prishur në Vlorë

31 Maj 2017, 20:50Antena TEMA

Sonte në mbrëmje Luli ishte në Vlorë. Rrugëtimi i tij drejt Vlorës, nisi nga Saranda, Himara dhe në mbrëmje ishte në Vlorë.

Sapo vargu i makinave kaloi Tunelin e Ujit të Ftohtë, Kunati u bëri shenjë makinave të ndalonin tek kthesa ku përfundon pedonalja.

Nga makina zbriti Kunati dhe Luli me një tufë lule në dorë, që u panë duke u hedhur në det.

Njerëzit në autokolonë u shqetësuan, pasi menduan se mos u ka vdekur njeri aty.

Dikush hapi fjalë, se aty ishte nisur anija “I katërti i Radës” që u mbyt më 28 Mars, por të tjerët e kundërshtuan, duke theksuar se ata që ikën, ishin komunistë. Po dikush u kujtua se fisi i Kunatit ishte komunist dhe mund të kishte dikë.

Paqartësitë u daravitën në Sheshin e Flamurit.

Para se të merrte fjalën, Luli mblodhi stafin e ngushtë dhe theksoi se fjalimi do fokusohej tek ekonomia.

Sië e patë,- tha Luli, ne hodhëm një tufë me lule, tek vendi ku ka pas qenë ngritur një pallat mbi det, për t’i treguar qeverisë së Edi Ramës, se ka hedhur në det, miliona euro. Republika e re, nuk do ta bëjë kurrë këtë. Ajo do ulë taksat, do rrisë rrogat, do japë dreka falas në shkolla, ushqime falas në çerdhe, dhe do qarkullojë miliardat në vend.

Çdo gjë nis nga respekti që ne kemi për lekët.

Siç e pata thënë, Edi Rama nuk ka respekt për lekët, pasi ai i hedh lekët në det. Ne i investojmë dhe krijojmë me to të mira materiale.

Dhe ashtu siç e kam thënë dhe në Sarandë e Gjirokastër, po qe se nuk ndryshojmë vetveten, nuk e ndryshojmë dot Shqipërinë.

Ne duhet të kemi respekt për lekët, që t’ia dimë vlerën atij se vetëm kështu mund të regullohet Shqipëria. Edi Rama nuk ja di vlerën lekut, dhe me atë nuk bën hajër kurrë Shqipëria.

Pastaj, pa një herë, majtas – djathtas.

-Mos na rregjistroi njeri, pyeti?

-Jo, jo,- i tha Kunati.

-Ok, këto janë për përdorim të brendshëm tha, se në publik duhet të jemi të kujdesshëm Poshtë LSI…tha dhe doli në shesh.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje