Kunati pritet me këngë labe për Tritanin, në Tepelenë

30 Maj 2017, 19:26Antena TEMA

Kunati sot ishte në Tepelenë për të prezantuar Tritan Shehun si kryesuesin e listës së Jugut.

Meqë Tepelena është vendlindja e Kunatit, ai kishte shkuar më herët për të organizuar skenën e takimit.

Pas problemit që i ndodhi me prozhektorët në Tiranë, ai u përpoq të sajonte diçka pa ndriçim skene.

Për këtë mori masa që të kishte një grup polifonik dhe disa aktivitete të tjera.

Në fjalën e tij, Luli vuri në dukje vlerat e Tritanit si reformator në PD, dhe theksoi se ai është fytyra e Republikës së re që do të ndërtojë PD pas 25 qershorit.

Tritani është simbol i reformatorit dhe njeriut të duruar në PD, tha Luli.

Ai nuk ka qenë kurrë mendjemadh kur ka pasur shumë funksione dhe po ashtu nuk ka qenë i dëshpëruar, kur nuk ka pas asnjë funksion.

Ka qenë koha kur ai ka qenë zëvendëskryeministër, ministër i Jashtëm, kryetar i PD, anëtar i Kryesisë, deputet, dhe ka qenë modest.

Po kaq serioz ka qenë dhe kur nuk ka pasur asnjë detyrë.

Ka ikur nga PD pas vitit 1997, i detyruar nga dhuna e rebeleëve të Jugut mbi të, por u rikthye në PD më 2009.

U largua më 2013, por u rikthye më 2017.

Kjo do të thotë që PD është parti e shpresës.

Shiko Tritanin dhe mos e humb shpresën kurrë”…

Duartrokitje të forta në sallë.

Atëhere grupi polifonik i Rexhinit, fshatit të Kunatit, ja mori këngës:

“Kemi përgatitur një këngë për unitetin Veri-Jug, tha spikeri i grupit, por kemi bërë disa modifikime që i përshtaten momentit”.

Dhe ja nisi:

 

Kurvelesh e Gegëri

Ç’u mblodhën në Ergjeri

Tritan Shehu po u pri

Se duhen djemë të ri

 

Tritan Shehu i varfëri

Përpiqet për vegjëli

Sos harxhoi pasuri

Veç dy presh nga pas tij

 

O Tritan të keqen nëna

Si e mbajte preshin brenda

Nuk dimë a ta kish ënda

Se hoqe halle të rënda

 

O Luli të qofshim falë

Na ke gjet njeri për hall

O Tritan reformatori

Preshi nga xheneti doli

2 komente në “Kunati pritet me këngë labe për Tritanin, në Tepelenë”

  1. kapedani says:

    Mbamani ison bre burra
    Eeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
    O Tritan
    Preshin ku e le

  2. Rexhin says:

    Mero ti je meremadh ….thone andej nga jane keta burrat qe kendojne …..nga Rexhini .
    Po Familje me te majte se i babait te kunatit nuk gjen dot me ato ane .
    Ps Burrat e Rexhinit jane vertet burra fisnik por jo rralle ngjajne edhe ne Dajo ….
    Ky eshte rasti i mesiperm .
    Humori qe ben eshte i holle dhe buron nga inteligjenca e asaj ane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje