Kunati përgënjeshtron Ilirin: Darkën tek shtëpia e Fahros e bëmë për kandidatin konsensual të Pogradecit

9 Qershor 2017, 19:26Antena TEMA

Pas sulmeve të ashpra që Iliri ka adresuar ndaj Lulit në emisionin “Opinion”, ka reaguar Kunati, i cili zbulon detaje nga darka e famshme që Meta dhe Luli kanë ngrënë gjatë kohës së cadres:

“Të nderuar miq!

Kam marrë shumë telefonata shqetësuse nga anëtarë të PD dhe “Listës Basha”, rreth të ashtuquajturës “Darkë e gabuar” në shtëpinë e Fahros mes Ilirit dhe Lulit.

Ashtu siç e paraqiti Iliri darken, duket sikur ka qenë parimore dhe ai ka këshilluar Lulin, të mos e tepërojë me kërkesa, por të përqëndrohet tek ato për të cilat kishin rënë dakord bashkë, lufta kundër drogës dhe siguria në zgjedhje.

Por e vërteta është krejt ndryshe.

Takimi i Ilirit erdhi pasi Iliri kishte përfunduar marrëveshjen me Ramën dhe ai i kishte futur tre njerëz të LSI në listën e Tiranës dhe 5 të tjerë në disa lista në gjithë Shqipërinë.

Pas kësaj, Iliri kishte pranuar të bëhej president.

Tani në takimin tek shtëpia e Fahros, temë kryesore diskutimi ishte kandidatura konsensuale e Pogradecit, që duhet të ishte edhe i besuar i LSI, edhe i besuar i PD.

Për këtë u vendos që të caktojmë Balliun junior, kandidat në vend të sigurt, për t’i dhënë siguri LSI se çfarëdo që të ndodhte, ajo kishte të katërtin e Qarkut të Korçës.

Ky ishte dhe qëllimi i asaj darke dhe jo diskutimet parimore që përmend Iliri.

Darka ka qenë shumë e yndyrshme, pasi kishte pula të pjekura me pilaf, dhe në fund dhe revani, pasi sipas zakonit, fisi Balliu duhet të ketë një dorë në bakllava, një dorë në revani.

Tani Ilir Meta bën si i nxehur me Lulin, pasi e ka siguruar kandidatin e Pogradecit dhe e di që ne nuk e sulmojmë dot dhe as e tërheqim dot.

Por ai të mos harrojë, se ishte Luli ai që e pajtoi me Fahriun.

Pas marrëveshjes me Ramën, Fahriu nuk i hapi telefonin për tre ditë dhe kjo ngjalli makth të madh tek Iliri.

Ishte pikërisht Luli që i mbushi mendjen Fahriut, t’i hapë telefonin dhe ta ftojë për darkë në shtëpi, duke i dhënë garanci dhe me kandidatin konsensual.

I bëj këto sqarime të mos shtrembërohet e vërteta dhe historia.

Koha do të tregojë nëse shqiptarët do ta votojnë kandidatin konsensual, apo jo.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje